Udhëtoni në modalitetin 2.0

Ekrani me prekje R-LINK 2

Zbulo të gjitha të rejat teknologjike të Renault GRAND SCENIC-ut të ri me disa prekje.
Me ekranin e tij me prekje, të disponueshëm ne 8.7 inch formatin vertical, ju mund të ndryshoni personalitetin e veturës, navigoni në destinacionin e kërkuar, bëni thirrje telefonike apo dërgoni e-mail me komandat e thjeshta të zërit. Me 6 profile të ndryshueshme, cdo vozitës mund të ruaj konfigurimet e preferencave, aplikacionet dhe destinacionet e parapëlqyera të tyre

Sistemi i zërimit Bose Surround©

I dizajnuar enkas për Renault GRAND SCENIC-un e ri, sistemi i zërimit Bose Surround© ju ofron zërim mbreslënës. Me 13 autoparlantë dhe një përforcues ai ofron qartësi, thellesi dhe saktësi në çdo tingull të muzikës.