Renault KADJAR i Ri


PAJISJET


Komfori


Përjetoni emocionin e aventurës në një komfor të plotë...

Ky SUV me 5 ulëse do t’ju marr zemrën me kënaqësinë që ofron gjatë vozitjes dhe pozicionin e ngritur.

Renault KADJAR

Ulëse që rregullohen dhe mbështetësja për krah

Me lehtësi rregulloni gjerësinë e jastëkut për një udhëtim të sigurt dhe të rehatshëm. Mbështetësja para qendrore e krahut rrëshqet para dhe ju ofron vend shtese për ti vendos gjësendet.   
Renault KADJAR

Timon multifunksional

Njohja e zërit, tempomat me kufizues të shpejtësisë, kroskot...klikoni një buton në timonin tuaj për të ju qasur të gjitha funksioneve të SUV-it tuaj.   
Renault KADJAR

Klimatizim para dhe pas

Shijoni komfor termal me klimatizim efecient i cili i përshtatet nevojave tuaja.   
Renault KADJAR

Ndihma gjatë nisjeve në përpjeta

Niseni makinën tuaj me siguri të plotë! Me ndihmësin e nisjes në përpjeta, trysnia e frenave mbahet për disa sekonda që ju te niseni me mendje të qetë.   
Renault KADJAR

Sistemi audio Bose®

Bas i thellë, ritëm dinamik dhe soprano xixëlluese... Zëri ju vjen i qartë dhe i kthjellët para dhe pas. KADJAR-i i ri do të ju shpijë në një aventurë muzikore...
Renault KADJAR

Ulëset e para me ngrohje

Të këndshme gjatë dimrit dhe të pajisura me shkumë të densitetit të dyfishtë, ulëset tona ju ofrojnë komfor termal dhe mbështetje të fort gjatë udhëtimit.    

Eksperienca në bord


... shijoni një pjesën e brendshme praktike dhe të ndritshme...

Hapësirë e bollshme, modalitet i mençur dhe ndarje për ti lënë sendet... Ne kemi menduar për çdo gjë që ju bënë jetën më të lehte.     

Renault KADJAR

Hapësire e madhe në portbagazh

Futni të gjitha gjërat që ju nevojiten deri në 527 L.     
Renault KADJAR

Sedilja e pasme palosëse

Transportoni artikuj të gjatë deri në 2.5m duke palosur sediljen prapa me një prekje te vetme..     
Renault KADJAR

Panoramë me xham të fiksuar

Shijoni peizazhin ne plotësi dhe le të depërtoje drita brenda SUV-it tuaj përmes çatis nga xhami i fiksuar prej 1.4m².     
Renault KADJAR

Priza 12 V-tesh dhe ndarje për ti lënë gjësendet

Kyçni të gjitha pajisjet tuaja multimediale në portet për USB, prizat jack, prizat 12 V-teshe dhe përfitoni nga ndarjet e mençura (deri në 30 L) gjithandej në pjesën e brendshme.   

Teknologjia & Renault EASY CONNECT


... një eksperiencë ndryshe e vozitjes...

Rregullimi i shpejtësisë, parkimi apo kalimi në dritat e shkurta asnjëherë nuk ka qenë me i lehtë me sistemet për ndihme gjatë vozitjes.   

Renault KADJAR

Easy Park Assist

Gjatë parkimit, sistemi merr përsipër drejtimin plotësisht. Po ashtu edhe ju paralajmëron për pengesat me kamerën gjatë vozitjes prapa dhe sensorët me shikueshmëri 360°.   
Renault KADJAR

Paralajmërimi i shpejtësisë

Përshtatni vozitjen tuaj sipas shenjave të trafikut rrugor të mbledhura nga kamera. Kroskoti dhe sistemi i navigacionit do t’ju paralajmërojnë me një alarm vizual në rast se e tejkaloni shpejtësinë e caktuar.   
Renault KADJAR

Dritat para inteligjente

KADJAR i Ri është i pajisur me dritat të mjegullës që ndizen në kthesa, dritat para full LED Pure Vision dhe kalim automatik nga dritat e gjata në ato të shkurta për një shikueshmëri të përmirësuar.    

Po ashtu zbuloni...

Shërbimet e ndërlidhura Renault EASY CONNECT ofrojnë zgjidhje që kursejnë kohen tuaj ne mënyrë që të kaloni më shumë kohë të lirë apo me aktivitetet të biznesit. Telefononi, dëgjoni muzikë, bëni pyetje direkte asistentit tuaj të preferuar... dhe shume e shume të tjera!   

Renault KADJAR

R-LINK 2

Intuitativ dhe ergonomik, ekrani 7” ju ofron një komiditet të shkëlqyeshëm gjatë përdorimit. Grafika e ndërfaqes duket si tablet, tërhiqni dhe lëshoni ikonat, lëvizni dhe zmadhoni.   
Renault KADJAR

Android Auto™ dhe Apple Carplay™ përmes R-LINK 2

Me  Android Auto™ dhe Apple Carplay™, gjetja e rrugës, dëgjimi i SMS-ve tuaj, telefonatat, apo të dëgjuarit e muzikës të ruajtur në telefonin tuaj të mençur asnjëherë nuk ka qenë me thjeshte!   

Siguria


... mbikëqyrje e përsosur ditore.

Njëra nga qëllimet kryesore të Renault KADJAR-it të Ri është që të ju bëjë vozitjen më të lehtë, duke ju ofruar një eksperiencë më të sigurt, më të butë dhe më relaksuese.   

Renault KADJAR

Paralajmërimi për këndin e vdekur

Zgjeroni fushën tuaj të shikimit me një sinjal ndriçues që shfaqet në pasqyrat e jashtme në anën e djathtë dhe të majtë kur një makinë futet në këndin tuaj të vdekur.   
Renault KADJAR

Paralajmërim për lëshim korisë

Gjatë shpejtësisë mbi 70 km/h, ky sistem ju paralajmëron në rast se makina në mënyre të pavullnetshme shkel vijat e ndërprera apo vijën e plotë. Ky paralajmërim e bënë vozitjen tuaj me të sigurt duke ju njoftuar për kufijtë e rrugës.   
Renault KADJAR

Sistem aktiv i frenimit për emergjenca

Në rast se detektohet mundësia e ndeshjes, tingëllon një sinjal paralajmërues. Në rast se ju nuk reagoni, sistemi aktiv i frenimit emergjent reagon automatikisht për të shmangur ose kufizuar demet e përplasjes.   
Renault KADJAR

Siguria pasive dhe aktive

Ekspertet tanë të sigurisë kanë menduar për çdo gjë: 6 airbag, mbështetëse të kokës me mbrojtje të qafës, rripat e sigurisë me para-tensionues dhe kufizues të ngarkesës. Për sigurinë e fëmijëve tuaj, KADJAR i Ri po ashtu ka edhe dy ankorime ISOFIX.   

Aksesorët


Dizajni


Veçohuni nga turma me aksesorë firmato...

Personalizoni SUV-in tuaj për me shume origjinalitet dhe karakter.   

Renault KADJAR - Marchepieds et élargisseurs d’ailes

Platformat lëvizëse dhe spojlerët

Platformat lëvizëse ju ofrojnë një komfor të vërtet më mbështjellës kundër rrëshqitjes dhe qasjes së lehtë në çati. Spojlerët ofrojnë mbrojtje shtesë të përditshme ndaj karrocerisë nga guralecët dhe gërvishtjet.         

* Spojlerët nuk jam kompatibil me sistemin Easy Park Assist për detektimin e këndit të vdekur .
Nouveau Renault KADJAR jantes accessoires

Gama e aksesorëve të disqeve të rrotave

Përzgjidhni nga ofertat e shumta të disqeve ekskluzive prej 17”, 18” dhe 19”. Ju sigurojnë një dukje elegante dhe moderne, pa komprometuar sigurinë.   
Nouveau Renault KADJAR Pédalier sport

Pedalet sportive

Njësia e pedaleve sportive sjellin një ndjenjë sportive në pjesën e brendshme të KADJAR SUV-it të Ri*.         

*Ofrohen me ndërruesit automatik po ashtu edhe manual.

Eksperienca në bord


... i lehtë për të përdorur dhe praktik...

Karakteristikat e tij funksionale dhe tërheqëse në mënyrë të përsosur i përshtaten kabinës tuaj.

Nouveau Renault KADJAR Chargeur à induction

Mbushës me induksion

Ri-mbusheni telefonin tuaj të mençur me lehtësi duke vendosur atë në shtrofullën për karikim e cila gjendet në ndarjen qendrore pranë ndërruesit. Nuk keni nevojë të merreni me kabllo, karikimi i telefonit tuaj të mençur asnjëherë nuk ka qenë me lehtë!   
Nouveau Renault KADJAR Tapis de sol

Shtrojat për dysheme

Të dizajnuara posaçërisht për të mbrojtur pjesën e brendshme të SUV-it tuaj, ato janë të ngjitura përmes dy kapësve dhe nuk  pengojnë pedalet. Lehtë për tu mirëmbajtur, ofrohen me tekstil apo gomë për të përmbushur nevojat tuaja.   
Nouveau Renault KADJAR Support multifonction sur appui-tête

Mbajtësi shumë-funksional në mbështetës të kokës

Lehtë për ta varrë në mbështetës të kokës, mbajtësi shume-funksional i mundëson pasagjereve që të shohin tabletin e tyre me rehati, të vendosin artikuj apo ndonjë të veshur.   

Transporti


... që të merrni çfarë të doni, kudo që dëshironi...

Asnjëherë nuk ka qenë me lehtë të montohet dhe të përdoret, këta aksesorë i plotësojnë dhe standardet më rigoroze të sigurisë.   

Nouveau Renault KADJAR Gamme attelages

Gama e kanxhave

Kanxha qafë mjellme, kanxha që çmontohet pa mjete apo kanxha palosëse, rezistente ndaj ndryshkut dhe që i plotësojnë standared më të lartë sa i përket sigurisë dhe qëndrueshmërisë.
Nouveau Renault KADJAR Barres de toit et coffre de toit

Shufrat e çatisë dhe dollapi i çatisë

Lehtësisht montohet duke përdorur sistemin QuickFix për montim të shpejtë, shufrat tona të çatisë ju mundësojnë që ti montoni aksesorët shtesë në çati siç është rafti për biçikleta, raft skish, apo dollap çatie.   
Nouveau Renault KADJAR Porte-vélos

Raft për biçikleta

I lehtë për tu montuar dhe përdorur, rafti ynë i biçikletave ju mundëson të transportoni pajisjet e juaja sigurt dhe lehtë.   

Mbrojtja


... qëndroni të mbrojtur.

Ofroni vetes një mbrojtje të personalizuar dhe qëndrueshmëri të pa shoq.   

Nouveau Renault KADJAR Protections de coffre

Mbrojtja e portbagazhit

Mbrojtja modulare dhe koshat e portbagazhit në mënyrë efektive e mbrojnë shtrojën origjinale të SUV-it tuaj. Ata janë praktik dhe me lehtësi vendosen dhe pastrohen.
Nouveau KADJAR Alarme

Alarmi

Sistemi i tij zbulon çfarëdo ndërhyrje në tentative dhe në mënyrë efektive zvogëlon riskun e vjedhjes së KADJAR-it tuaj të Ri apo të ndonjë gjësendi në kabinë.   
Nouveau KADJAR Chaînes à neige

Zinxhirët për borë

Lehtësisht përdoren dhe montohen shpejt, ato ofrojnë siguri, kapje dhe rehati gjatë kushteve të vozitjes me të vështira dimërore.   

A jeni të gatshme ta bëni një xhiro me Renault KADJAR-in e Ri ?