MEGANE i Ri

Teknologji që rrit kënaqësinë tuaj të vozitjes

MEGANE compact saloon

Prej

€17.900

Çmimi për verzionin bazik

DIZAJNI

LIMUZINA KOMPAKTE

Vija harmonike, karakteristika të gdhendura dhe detaje përfundimtare të rafinuara ... atraktiv dhe dinamik, MEGANE I RI ka një qëndrim të guximshëm, duke shfaqur siluetën e tij edhe më të sofistikuar dhe brendësinë e teknologjisë së lartë. I gatshëm për të kthyer koka?
MEGANE C-Shape headlights

Dritat LED Pure Vision

Shijoni rehati dhe siguri më të madhe me LED Pure Visiontechnology, teknologji që zgjeron gamën e dritave tuaja dhe rrit dukshmërinë gjatë natës.
MEGANE saloon exterior front end

Vija të shprehura dhe dinamike: në pjesën e përparme ...

Parakolp i ri-dizajnuar që kompletohet me një grilë të kromuar dhe ndriçimin të veçantë të Renault në formë të shkronjës C  ... MEGANE I RI shfaq elegancë.
MEGANE saloon rear exterior

... në pjesën e pasme ...

Me drita 100% LED në pjesën e pasme dhe sinjalizues dinamikë, MEGANE I RI do të thotë të mos bësh kompromis midis komoditetit, elegancës dhe sigurisë.
Renault MEGANE I RI
MEGANE saloon exterior profile

... nga anash.

Veçohu nga turma! Dorezat e dyerve të pajisura me ndriçim dinamik, dizajn të ri të krahut dhe harqe unike të rrotave 16 ", 17" dhe 18 ", MEGANE I RI veçohet nga turma.
MEGANE interior

«Tekno-kabinë»

Ekran multimedial 9,3 '' EASY LINK, ekran shoferi 10,2“ me personalizim, konsolë qendrore me komanda intuitive ... Hyni në një" Techno-kabinë "që ndërthur komoditetin dhe ergonominë.

EKSPERIENCA NË PJESËN E BRENDSHME

Inovacione që rrisin mirëqenien tuaj

Përmirësoni përvojën tuaj të përditshme të vozitjes me teknologjinë tonë: Ndihma gjatë vozitjes Renault EASY DRIVE, sistemi multimedial EASY LINK, MULTI-SENSE dhe shumë të tjera.
EASY LINK - MEGANE system

Jepni pak entuziazëm udhëtimeve tuaja me EASY LINK

A jeni gati për një përvojë të kyçur siç nuk e keni parë kurrë më parë? Me sistemin multimedial EASY LINK, kompatibil me Android Auto ™ dhe Apple CarPlay ™, ju keni qasje të lehtë në të gjitha aplikacionet tuaja dhe shërbimet e kyçura nga ekrani qendror 9,3 ”në MEGANE-n e RI.     
MULTI-SENSE - MEGANE

Personalizoni përvojën tuaj të vozitjes me MULTI-SENSE

Zërin dhe reagimin e motorit, drejtimi, katalogu i ndriçimit të ambientit dhe ekrani i shoferit i konfigurueshëm ... me MULTI-SENSE, zgjidhni midis 4 mënyrave të ndryshme të vozitjes (MySense, Eco, Comfort dhe Sport) dhe përshtatni udhëtimin tuaj në përputhje me disponimin dhe nevojat tuaja.     
MEGANE saloon exterior profile

Shijoni ndihmën gjatë vozitjes të Renault EASY DRIVE

Udhëtoni me qetësi! Ndihma në trafik dhe në Autoudhe, tempomat adaptive Stop & Go, sistemi aktiv i frenimit emergjent (AEBS) që detekton çiklistet dhe këmbësoret... Në krye të inovacionit, sistemet tona ndihmese të vozitjes rrisin sigurinë tuaj dhe e bëjnë vozitjen e lehte si një puhi.       

HIBRID

HIDRIDI E-TECH PLUG-IN

Shijoni kënaqësi të pashembullt të vozitjes, me të gjitha të mirat që i jep elektriciteti në kombinim me gjithanshmërinë e hibridit, gjeneruar nga (powertrain) hibrid i rimbushshëm E-TECH.
MEGANE I RI karakterizohet me gjithanshmërinë e tij që mundësohet nga teknologjia hibrid rimbushëse E-TECH, në kombinim me një motor benzinë 1,6 L dhe 2 motorë elektrikë. Gjatë vozitjes së përditshme, shfrytëzoni maksimalisht vozitjen elektrike dhe filloni të shijoni një vozitje të heshtur, të rehatshme me një reagim të pashembullt (deri në 65 km (1) vozitje të plotë elektrike në qytet). Planifikoni të shkoni me pushime? Udhëtoni pa brenga dhe pa u shqetësuar për distancë në udhëtime të gjata (distanca e vozitjes deri në 50 km (2) gjate vozitjes mikse ).
WLTP (Procedurat e Testimit të Automjeteve të Lehta Botërore): ky protokoll i ri siguron rezultate që pasqyrojnë nga afër konsumin ditor sesa ato të gjeneruara nga protokolli i NEDC-së. 

(1) në ciklin urban sipas WLTP (në pritje të miratimit përfundimtar) 
(2) në ciklin e përzier sipas WLTP (në pritje të miratimit përfundimtar)         

VERSIONI

Linja e versioneve të reja MEGANE R.S.

Linja e versioneve të reja MEGANE R.S. përmbajnë elemente sportive dhe përqafojnë stilin e tij unik.     

Frymëzuar nga sporti

Pjesa e jashtme e MEGANE R.S. të RI tërheq vëmendjen me vijat e tij sensuale, spoiler i F1-shit simbolikë e versioneve R.S.-së, parakolpi prapa i përmirësuar me një tub shkarkimi nga kromi, harqe të rrotave të personalizuara 17 "dhe 18". Në pjesën e brendshme, lëshohuni në dizajnin e tij me inserte të vëna në pah nga qepjet e dukshme të sipërme, timoni prej lëkure i vulosur me diamant të dyfishtë R.S., pedalet sportive prej alumini dhe sediljet e saj Alcantara® me mbështetëse të kokës të integruara.     

MEGANE Sport Tourer i RI

Dizajni, pajisjet, teknologjia, motorët ... MEGANE Sport Tourer i RI ofron një pamje të re të versionit MEGANE karavan dhe shton një dimension të ri në udhëtimet tuaja.     

Karavani elegant dhe modular

Krah muskuloz, vija të hijshme, hapësirë ngarkuese rekord-thyerëse, bagazh i bollshëm dhe modular dhe një gamë e hapësirave të magazinimit, MEGANE Sport Tourer i RI shquhet si një karavan që ndërthur elegancën dhe shkathtësinë.  

Planifikoni një udhëtim të shpejtë në qytet apo një udhëtim të gjatë me pushime? Në dispozicion me mekanizëm te transmetimit të fuqisë (powertrain) E-TECH PLUG-IN HYBRID, MEGANE Sport Tourer i RI ju ofron reagimin dhe komoditetin e vozitjes elektrike (distanca deri në 65 km * vetëm me vozitje elektrike) dhe zhdërvjelltësinë e një hibridi, pa ndikuar në distancën tuaj të vozitjes. Uluni dhe shijoni udhëtimin! 
                
* Në ciklin e qytetit sipas WLTP.   

Renault MEGANE i RI në hollësi