Renault TWINGO i Ri

Pajisjet

KOMFORI

Ktheni qytetin ne një kënd lojërash...

I shkathët si kurrë më parë, TWINGO i Ri është shoqëruesi i juaj ideal për ta shijuar qytetin.

Renault TWINGO  - Photo boîte automatique à double embrayage EDC

Ndërruesi automatik EDC me fraksion te dyfishtë

Një tipar i ri te makinat e vogla të qytetit, ndërruesi automatik EDC me fraksion te dyfishte ju ofron kalim të pavërejtur nëpër marshe. Kënaqësi e pakrahasueshme e vozitjes.    
Renault TWINGO - Photo volant multifonction

Timon multifunksinal

Detektimi i zërit, kufizimi i shpejtësisë përmes kontrolluesit të shpejtësisë... qasje e lehte në të gjitha funksionet e makinës suaj të vogël të qytetit pa i larguar duart nga timoni.
Renault TWINGO  - Photo direction assistée à démultiplication variable

Timon elektrik (servo) variabël

Mundëson arritjen e këndit maksimal të kthimit të rrotave më shpejt dhe me lehtë. Më pak përpjekje për me shume lëvizshmëri!
Renault TWINGO - Photo climatisation régulée

Klimatizim automatik

Sistemi i klimatizimit ju mundëson që të caktoni temperaturën ideale, deri ne gradën me të përafërt. Filtri i integruar ne kabinë ju mbron nga ndotja e jashtme.
Renault TWINGO - Photo toit ouvrant en toile

Tavani me hapje

Kënaquni me një pamje magjepsëse te makinës dhe përfitoni nga peizazhi dhe rrezet e diellit.
Renault TWINGO - Photo aide au démarrage en côte

Ndihma gjatë ngjitjes përpjetëve

Mos u brengosni më për ngecje apo lëvizje prapa gjate nisjes ne përpjetës... Me Hill Start Assist, frenat mbahen te kyçur për disa sekonda që ju të niseni pa problem.

EKSPERIENCA NË BORD

... shijoni pjesën e brendshme praktike të tij...

E lehtë për të futur brenda apo për të ngarkuar sende të rënda në portbagazh...

Renault TWINGO - Photo volume de coffre petite voiture citadine

Vëllimi i portbagazhit

Ngarkoni çdo gjë që ju duhet në portbagazh me vëllim 219 dm3. Me ulëset e pasme te palosura ju fitoni një dysheme të sheshtë dhe vëllim maksimal prej 980 dm3.     
Renault TWINGO - Photo longueur de chargement

Transportimi i gjësendeve të gjata

TWINGO është kompakt por me ka hapësira te brendshme të gjerë. Transportoni gjësende deri në 2.3 m të gjata duke i palosur ulëset e pasme dhe ulësen e pasagjerit.   
Renault TWINGO  - Photo rangements petite voiture citadine

Ndarje te menduara mirë për ti vendosur sendet

Rrjeta nën ulëse e pasme, gjepat në dyert e pasme, konsola qendrore mes të ulëseve para, ndarja për ti vendosur sendet ne mes me mbyllje, sirtari për doreza apo çanta nga tekstili me mbyllje, paneli për ndarjen e portbagazhit... TWINGO i Ri ka menduar për ti gjitha imtësitë e juaja!

Renault EASY CONNECT & TEKNOLOGJIA

.. kycjet në maje të gishtërinjve...

Qasuni telefonit tuaj të mençur dhe të gjitha funksioneve që i posedon TWINGO me lehtësi përmes Renault EASY CONNECT. Shijoni zgjidhje qe kursejnë kohen dhe mbani veten të kyçur gjatë kohës së lirë apo aktiviteteve profesionale.

Renault TWINGO - Photo Renault EASY LINK petite voiture citadine

EASY LINK

Ekrani e ri intuitativ dhe ergonomik prej 7” me prekje, ju dhuron rahati të jashtëzakonshme si përdorues. Me sistemin multimedial tërësisht të ri EASY LINK, ju mund ti përdorni të gjitha aplikacionet Android Auto™ dhe Apple Carplay™ që të ju shoqërojnë gjatë udhëtimeve.
Renault TWINGO - Photo Radio Connect R&Go

Radio Connect R&Go

Shkarkoni aplikacionin R&Go dhe shijoni gamën e plotë të multimedias drejtpërdrejt në telefonin tuaj të mençur, pranoni thirrje me siguri të plotë gjatë vozitjes, leximi me zë i SMS-ve tuaj,  gjeni lehtësisht se ku është i parkuar TWINGO juaj të Ri apo lëreni që të ju udhëheqë WAZE. Në rast prishje, R&Go do t’ju lidhë me Renault Assistance.

TWINGO i Ri, është partneri ideal për vozitur në qytet!

.                 
Renault TWINGO  - Photo aide au parking et caméra de recul

Asistenti i parkimit dhe kamera gjatë vozitjes prapa

TWINGO i Ri është i krijuar për qytet: me kamerën gjatë vozitjes prapa, ju mund të parkoni në hapësirat me të ngushta pa u bërë merak për gërvishtje. Shijoni një fushe me të gjerë të shikimit dhe projektimit të pamjeve në ekranin 7” të kamerës gjatë vozitjes prapa.
Renaut TWINGO - Photo capteurs de pluie et de luminosité

Sensorët e shiut dhe të ndriçimit

Dritat e juaja ndizen automatikisht kur bie terri, apo kur të futeni ne tunel. Po ashtu, fshesat aktivizohen automatikisht dhe rregullojnë shpejtësinë sipas intensitetit të shiut.
Renault TWINGO - Photo projecteurs anti-brouillard avec fonction cornering

Dritat e mjegullës me funksionin e kthimit

Përmirësojnë shikueshmërinë gjatë hyrjes në kthesa dhe udhëkryqe duke ndriçuar atë pjesë të rrugës të cilës ju i qaseni.

SIGURIA

.. duke ju ofruar një vozitje relaksuese...

TWINGO i Ri kujdeset për sigurinë tuaj.               
Renault TWINGO - Photo alerte de franchissement de ligne

Paralajmërimi për lëshim të korsisë

Gjatë qarkullimit mbi 70 km/h, ky sistem ju paralajmëron në rast se makina pa qëllim kalon mbi vijë të plotë apo të ndërprere. Një alarm vizual dhe audio ju bene juve që të vozitni me kujdes duke ju paralajmëruar për dalje nga rruga.
Renault TWINGO  - Photo système de surveillance de la pression des pneus

Sistemi për monitorimin e presonit të gomave

Me TWINGO e Ri, gomat tuaja janë nën kontroll. Në rast të shpimit apo presionit të pamjaftueshëm të gomave, ju paralajmëroheni përmes një alarmi i cili shfaqet në kroskot.
Renault TWINGO  Photo régulateur-limiteur de vitesse

Kufizuesi i shpejtësisë – Tempomat

Caktoni tempon tuaj të vozitjes apo shpejtësinë maksimale. Komandat ne timon ju mundësojnë që ti caktoni parametrat sa hap e mbyllë sytë. Një mënyrë e thjeshte dhe efektive për një vozitje të sigurtë dhe pa brenga.
Renault TWINGO - Photo contrôle de trajectoire (ESC)

Kontrolli Elektrik i Stabilitetit (ESC)

Në rast se makina humbet kontrollin, funksioni (ESC)  ju asiston që ta mbani nën kontroll makinën tuaj të qytetit pa devijuar nga rruga.
Renault TWINGO - Photo sécurité passive de la petite voiture citadine

Siguria pasive

TWINGO i Ri është i pajisur me airbag para dhe anash, me rripa sigurie me para-tensionues dhe kufizues të ngarkesës. Airbag-u i pasagjerit ka mundësinë e ç’kyçjes për t’ju mundësuar vendosjen ulëses për fëmijë. Një drite sinjalizuese në kroskot ju njofton nëse pajisja është e aktivizuar apo jo.  

Aksesorët

DIZAJNI

Dallohuni nga të tjerët me TWINGO e Ri...

Personalizoni pamjen e jashtme të makinës tuaj të vogël të qytetit sipas shijes tua dhe shtoni pak stil dhe origjinalitet.

Renault TWINGO - Photo gamme de jantes accessoires

Gama e aksesorëve të disqeve

Reflektoni personalitetin tuaj e një përzgjedhje të disqeve tw rrotave elegante enkas për Renault.   
Renault TWINGO - Photo coques de rétroviseurs chromées

Pasqyrat e dyerve të kromuara

Shtoni pak stil dhe elegance makinës tuaj të vogël të qytetit.
Renault TWINGO - Photo gamme de seuils de portes

Gama e pragjeve të dyerve

Mbroni pragjet e dyerve të TWINGO-s së Ri dhe personalizoni ato me një game të ngjyrave në dispozicion.

TRANSPORTI

... që të merrni çfarë të doni, kudo që dëshironi...

Aksesorë të cilët i mundësojnë TWINGO-s së Ri ti shumëfishojë zgjidhjet e transportit.

Renault TWINGO - Photo pack de portage arrière Quick-fix

Paketa Quick-fix në pjesën e pasme

Një alternativë për tërheqje, ju mundëson të bashkëngjitni një raft biçikletash në makinën tuaj të vogël të qytetit i cili nuk është i homologuar për të pas një kanxhë.        
Renault TWINGO - Photo barres de toit aluminium

Shufrat e çatise nga alumini

Ideale për të transportuar një raft biçikletash, raft skish apo një dollap çatie, kështu duke e rritur kapacitetin ngarkues të TWINGO-s së Ri.
Renault TWINGO - Photo coffre de toit

Dollapi në çati

Praktik, estetik dhe i fortë, do ta rris kapacitetin ngarkues të makinës suaj të vogël. Jetike për udhëtime pa kompromis !

MBROJTJA

... qëndroni të mbrojtur...

Ofroni vetes një mbrojtje të personalizuar dhe qëndrueshmëri të pa shoq .

Renault TWINGO  Photo pack protection carrosserie

Paketa për mbrojtjen e karrocerisë

Mbroni ngjyrën e TWINGO-s tuaj të Ri kundër goditjeve të vogla, gërvishtjeve dhe fërkimeve të përsëritshme           
Renault TWINGO - Photo tapis de sol Premium

Shtroja Premium për dysheme

Të prodhuara enkas dhe lehtë për tu mirëmbajtur, të thjeshta për tu vendosur përmes dy kapësve dhe nuk pengojnë gjatë lëvizjes se pedaleve për një mbrojtje të plotë të dyshemesë.
Renault TWINGO - Photo tapis de coffre

Shtroja për portbagaxh

E lehtë për tu mirëmbajtur dhe e përshtatur për TWINGO-n tuaj të Ri, mundëson mbrojtje afatgjate të portbagaxhit tuaj. Shtrojë e dyanshme nga tekstili i gomës i, i përshtatshëm për të gjitha gjësendet që ju transportoni.

EKSPERIENCA NË BORD

... duke mos lënë anash rahatinë.

Pajisjet e tij tërheqëse dhe funksionale në mënyrë të përsosur i përshtatën TWINGO-s tuaj të Ri.

Renault TWINGO - Photo chargeur smartphone à induction

Mbushës me indukcion për telefon të mençur

Thjeshtë ri-mbushni telefonin tuaj të mençur duke e vendosur atë në piken mbushëse e cila ndodhet në pjesën qendrore të pultit .
Renault TWINGO - Photo accoudoir avant

Mbështetësja e krahut para

Shijoni rehatinë e vozitjes së përmirësuar dhe një vend shtesë për ti vendosur gjerat .
Renault TWINGO - Photo support smartphone nomade

Mbajtës për telefon të mençur

I vogël dhe diskret, sistemi me magnet ju mundëson që me lehtësi ta fiksoni telefonin tuaj të mençur në daljet e ventilimit të TWINGO-s tuaj të Ri.

A jeni të gatshëm ta bëni një gjiro me Renault TWINGO e Ri?