Hyni në botën e Renault TALISMAN

Pikat e tij të forta

Qetësohuni, jeni duke vozitur një Renault TALISMAN. Me ulëse ergonomike dhe me një game të gjerë të pajisjeve te teknologjisë me të lartë dhe inovative, limuzina juaj e gjeneratës së re ju garanton një rahati të pa precedent. Hapësira e brendshme e gjerë ju mundëson që të largoheni nga përditshmëria. 

MULTI-SENSE dhe 4CONTROL

Përjetoni kënaqësi të vërtet të vozitjes

Zbuloni një përvojë tërësisht të re të vozitjes. Kombinoni komforin dhe kontrollin optimal të makinës.
Renault TALISMAN - Schema 4CONTROL

4CONTROL : zgjidhni drejtimin me 4 rrota

Shijini reagimin dhe stabilitetin absolut duke ju falënderuar shasisë 4CONTROL. Ky sistem rregullon këndin e rrotave të Renault TALISMAN-it tuaj 100 here për sekondë. Efekti i ngritur i timonit drejtues do te thotë se ju do te përfitoni nga një çark i shkurt i rrotullimit, i cili mund të arrihet për vetëm 3,5° në rrotat e pasme. Rezultati i tërë kësaj është se limuzina juaj elegante është po aq e shkathet sa një makinë qyteti e vogël. Ndërsa në rruge të hapur, ofron kapje të shkëlqyeshme dhe manovrim të pakrahasueshëm.
Renault TALISMAN - Zoom commande MULTI-SENSE

MULTI-SENSE : pilotoni emocionin tuaj

Zbuloni komforin dhe eksperiencën e vozitjes të përshtatur për nevojat tuaja. Reagimin e motorit, konfigurimin e amortizatorëve , reagimin e shasisë 4CONTROL,  ambientin në pjesën e brendshme, opsionin e ulëses me masazh ... merrni gjerat nën kontroll me MULTI-SENSE. Zbuloni këtë eksperience të re të vozitjes në modulin ndërveprues.

Komfori

Gëzoni një pjesë të brendshme elegante dhe të qetë

Përfitoni nga hapësira e bollshme e pjesës së brendshme, hapësire të mjaftueshme për kokë para dhe prapa, ulëse para në stil të biznes klasës së avionit, hapësirë të mjaftueshme për këmbë para dhe pas... Renault TALISMAN ju ofron një kabinë jashtëzakonisht komfore.

Renault TALISMAN ju dëshiron mirëseardhje

Afrohuni, Renault TALISMAN ju njeh. Dritat e ditës ndizen, pjesa e brendshme ndriçohet, pasqyrat e derës shpalosen dhe ndriçimi i ambientit ndizet. Ulëset ri-vendosen në pozitën e fundit të rregulluar, ndërsa shoferit i dëshirohet mirëseardhje nga një animacion audio dhe vizual ne ekranin me prekje. Posa të keni arritur në destiancionin tuaj ulësja e shoferit rrëshqet prapa për 5cm për të bërë me të lehtë për ju për të dalë. Kur të largoheni nga Renault TALISMAN-I juaj, dyert mbyllen në mënyrë automatike dhe nënshkrimi i ndriçimit aktivizohet për herë të fundit.

Multimedia

Sistemi multimedial R-LINK 2

Zbuloni teknologjinë e fundit të sistemit multimedial. Në mënyrë të përsosur i montuar në kroskot, tableti i ri me prekje, intuitativ dhe i kyçur R-LINK 2, ju mundëson që ti menaxhoni të gjitha funksionet e Renault TALISMAN-it tuaj.

R-LINK 2 : shijoni një eksperience të re të vozitjes

Falë interfejsit të thjeshtë dhe fluid të R-LINK 2, ju mund të personalizoni çdo aspekt të përvojës tuaj në bord duke përdorur ekranin 8,7”. Zgjidhni ngjyrën e faqes amë, informacioneve që shfaqen dhe stilin e projektimit. Pavarësisht a është faqja amë, radioja, sistemi i navigimit, klimatizimi, ulëset apo sistemi MULTI-SENSE, ju mund të personalizoni çdo gjë që të krijoni mjedisin tuaj personal. Ju mund ti zgjidhni deri në 6 profile me vetëm një klik. Ju mund ta përdorni ekranin me prekje apo kontrollin qendror që ti qaseni përmbajtjes tuaj multimediale, preferencave të navigimit dhe parametrave sistemit për asistim të vozitjes.
Renault TALISMAN - Ecran d'accueil R-LINK 2

Karakteristikat inovative

Përfitoni nga karakteristikat e shumta të grupuara si opsione. Klikoni në ikonën “Navigation” që ti qaseni hartave TomTom. Dëgjoni muzikë nga telefoni juaj i mençur apo qasuni fotografive tuaja apo video regjistrimeve** duke klikuar në "Multimedia". Bëni telefonata me duar të lira duke përdor Bluetooth  dhe aktivizoni sistemin “lexo tekstin”  tek ikona "Telefon” . Ndryshoni parametrat dhe personalizoni sistemin për asistim të vozitjes tek ikona “Vehicle”. Dhe në fund, klikoni mbi ikonën “Applications” që ti qaseni aplikacioneve tona të Renault dhe shërbimit të kyçur i cili është i dizajnuar për makinën apo vizitoni R-LINK Store      
Renault TALISMAN - Connectivité avec R-LINK 2

Kyçje pa kufi

Sistemi juaj multimedial i aktivizuar me R-LINK lidhet me telefonin tuaj të mençur sapo ju të hyni në Renault TALISMAN-in tuaj. Mbushni telefonat tuaj të mençur duke përdor prizat USB të cilat janë të vendosura para dhe pas. Shpërndani muzikën tuaj duke përdor prizat USB në pjesën para, apo përdorni lexuesin e kartelës SD apo hyrjen AUX. Për siguri maksimale, sistemi multimedial mund të dirigjohet edhe përmes zërit. Me funksionet SMS to Speech dhe Text to speech, juve ju mundësohet që ti jeni të përditësuar me SMS-ët tuaj dhe e-mail-at pa i larguar sytë nga rruga         
Renault TALISMAN - Connectivité avec R-LINK 2

R-LINK Store

R-LINK Store ju ofron aplikacione që janë krijuar enkas për Renault TALISMAN-in tuaj. Ju mund ti qaseni përmes tabletit R-LINK 2 apo kompjuterit tuaj në shtëpi, përmes hapësirës MY Renault. Bëni ri-abonim në TomTom Traffic, për hartat e përditësuara të Evropës. Ju po ashtu mund të përfitoni nga abonimi falas për 3 muaj Coyote Series, komuniteti i motoristeve më i mirë (varësisht prej shtetit) duke i përditësuar shoferët për lajme të trafikut në kohë reale.

KËNAQUNI!

Mësoni si të përdorni  R-LINK 2 dhe të gjitha karakteristikat e tij, po ashtu edhe mundësitë e personalizimeve, me demonstruesin interaktiv.

Teknologjia

I nxitur nga teknologjia

Shijoni jetën në pjesën e brendshme të Renault TALISMAN. Makina është e pajisur me teknologjinë e fundit inovative, e cila ju ofron juve mirëqenie të pa shoq.

Pack Easy Park Assist

Parkim paralel? Lëreni Pack Easy Park Assist ta marr kontrollin e timonit. Sistemi bënë matjen e hapësirën në dispozicion dhe krijon vijën lëvizëse. E tëra çfarë ju duhet të bëni është të menaxhoni padalën e përshpejtuesit, frenit, dhe marshet. Me sensor para, prapa dhe anash dhe me kamerë me  pamje pas, ju mbroheni 360° ndaj goditjeve të pengesave dhe makinave të tjera.

Siguria

Merreni me vete një kopilot

Qetësohuni. T ‘jeni të sigurt se Renault TALISMAN ju mbron.

Renault TALISMAN, është shpërblyer me 5 yje në testin EURONCAP 2015

Duke u bazuar në vlerësimin e automjetit në 4 fusha – mbrojtja e pasagjereve të rritur, mbrojtja e pasagjereve fëmije, mbrojtja e këmbësorëve dhe teknologjive ndihmëse për siguri – testi EURONCAP është pike referimi për sigurinë e automjeteve në Evropë. Renault TALISMAN ka fituar 5 yje – vlerësimin më të lartë. Inxhinieret tanë kanë bërë pajisjet me të mira të sigurisë aktive dhe pasive për ju: airbag-ët, rripat e sigurisë me para-tensionues, parakolpë dhe kapak motori i përshtatur për të zbutur përplasjen e këmbësoreve, sisteme shumë të zhvilluara ta asistencës  gjatë vozitjes dhe sistemeve ndihmëse. Vozitni me një qetësi me te madhe!

A jeni të gatshëm ta bëni një xhiro me Renault TALISMAN ?

*Në dispozicion vetëm me ndërruesin automatik EDC.

**Ju rekomandojmë ti shikoni fotografitë dhe video regjistrimet.