Sistemi multimedial
I vendosur në mes të kroskotit, Renault R-Link është menduar për një përdorim tërësisht të sigurt (menaxhohen përmes ekranit kur mjeti është i ndalur ose butonit rrethor në panelin e parë të radios). Menaxhimi ergonomik dhe vizibiliteti i ikonave e bën Renault R-Link të thjeshtë dhe të përballueshëm financiarisht. Falë komandave në timon, ju mund të telefononi në mënyrë shumë të sigurt ndërkohë që edhe ngisni makinën.
R-Link sjell botën e telefonisë së zgjuar në makinë nëpërmjet ekraneve të mëdhenj (të ndjeshëm ndaj prekjes vetëm kur makina është e ndaluar), ndërfaqes në kohë reale dhe veçanërisht shfaqja e grafikës së zgjeruar të të gjithë përmbajtjes...
Sistemi multimedial I Renault R-Link ka funksione të thjeshta të bëra enkas për makinën: falë Bluetooth-it, USB-së dhe vendeve 3.5 mm dhe një kartë SD, dëgjimi i audiove me aparatin përkatës, si edhe parja e fotografive bëhet një lojë fëmijësh.Reduktoni konsumimin e karburantit me ndihmën e konsulentëve të sistemit Driving Eco 2. Mbani të dhëna të ngarjes së makinës dhe merrni këshilla të bëra enkas për ju.
Në fund, i pari dyqan elektroni i aplikacioneve, Renault R-Link Store, nëpërmjet faqes Renault-i im, apo nëpërmjet kompjuterëve, shumë lehtësisht, ju mund të shfletoni një gamë të gjerë dhe të shumëllojshme të aplikacioneve dhe të shkarkoni ato që ju interesojnë.