Rizbuloni mirëqenien

Shijoni pambarim

Zini vend në bordin e Renault MEGANE-it të ri dhe jini të përkëdhelur nga mirëqenia.

Renault MEGANE i riju mirëpret

Me t’u futur brenda gjithçka zgjohet. Dritat ditore LED të ndjekura nga dritat e pasme, pasqyrat shpalosen, ndriçimi i enterierit dhe ekrani multimedial ju mirëpresin. Mirë se vini në bord!

Kartela “pa duar” ualehtëson jetën

Nuk keni nevojë më të hubni kohë duke i kërkuar çelësat. Falë karteles së tij “pa duar”, Renault MEGANE i ri ju njeh. Hapet kur ju afroheni, ndizet kur shtypni butonin “Start”, dhe mbyllet kur largoheni.Thjesht mbajeni kartelen me vete.

Ulëset e tij do t’jumbështjellin me rehati

Çdo vozitje me Renault MEGANE të ri është një kënaqësi në vete. Ulëset etij të para japin rehati maksimale falë shkumës së dyfishtë të densitetit. Tëpajisuta me përshtatje të lartësisë dhe lumbarit, si dhe me funskione masazhe, ato ju ofrojnë rehati të pakrahasueshme. Nga një rehati e tillë nuk do të donit të ishit askund tjetër.

Kënaquni mehapësirën e bollshme të deponimit përpara…

Mbani gjërat e nevojshme në rreze të dorës! Nën mbështetësen e rregullueshme të dorës hapet një hapësirë deponimi prej 3 litrash. Poshtë gjunjëve të pasaxherit gjendet një hapësirë prej 7.4 litrash, poashtu vendi për telefona me shtrojë të parrëshqitëshme, mbajtëset e kafesë,dhe shumë lidhje: Jack, USB, lexues karteleje SD, baza 12V…

…dhe rehatinë e shquar prapa.

Në pjesën e pasme të Renault MEGANE-s sëri, pasaxherët tuaj do ta kenë kënaqësinë e një hapësire të bollshme përkëmbët, si dhe një gjërësi të jashtëzakonshme të krahrorit. Ne jemi siguruar për rehainë e tyre duke lënjë një vëllim prej 434 litrash në pjesën e pasme.

Shijoni çatinë prej xhami, për më shumë ndriçim

Me çatinë e qelq të mbi kabinën e shoferit, Renault MEGANE i hap rrugë ndriçimit qiellor në enterierin e vet. Estetikisht e integruar në gjithë sipërfaqen e çatisë, kjo pajisje i ka 3 pozicione të hapjes për t’i kënaqur të gjitha dëshirat tuaja.

Dhuroni vetës zërim mjeshtëror me audio-sistemin Bose®

Përjetoni një përvojë të jashtëzakonshme akustike në çdo udhëtim. Inxhinierëte Renault dhe Bose me një bashkëpunim të ngushtë kanë arritur të ndërtojnë një sistem zërimi, i cili është konfiguruar në mënyrë speciale që t’ju ofrojë zërim mjeshtëror. Me një altoparlant qëndror para, dhe 8 të tjerë shpërndarë në gjithë kabinën, si dhe një subwoofer në bagash, çdo notë, çdo nuancë dhe çdo detaj i muzikës suaj do të transmetohet besnikërisht. Bëhuni gati për një përvojë të jashtëzakonshme muzikore.