Vozisni sigurtë

Renault MEGANE i ri:5 * në testin EURONCAP 2015

Testi EURONCAP vlerëson sigurinë e veturës në katër nivele duke përfshirë mbrojtjen e fëmijëve, të rriturve dhe këmbësorëve, si dhe teknologjinë e asistencës në vozitje. Kjo është një pike reference në Evropë, në të cilën Renault MEGANE i ri u vlerësua maksimalisht, me pesë yje.Inxhinjerët tanë e kanë pajisur atë me inovacionet më të reja teknologjike ngafusha e sigurisë së automobilistikës, në mënyrë që udhëtimet tuaja të jenë samë të sigurta. Me pajisjet e tij të rangut të lartë, Renault MEGANE i ri ju ndihmon që të shihni më mirë, të parashikoni më mirë për të qenë sa më imbrojtur. Një fokus i vërtetë teknologjik, që asgjë të mos e prish udhëtimin tuaj.

Rrini qetë

Vozisni me qetësi shpirtërore. Renault MEGANE i ri është i pajisur me shumë asistenca të vozitjes. Për t’ju garantuar qetësi në baza ditore, është vënë në funksion një teknologji intuitive dhe inteligjente.

Nuk keni nevojë përndihmës, ju keni Visio System!

Renault MEGANE i ri ju ofron shikim më të gjërë dhe nivel mëtë lartë sigurie falë një kamere dhe 3 pajisjeve të integruara: 1. Njohjen e shenjave, kamera i analizon të dhënat e sinjalizuara (shpejtësinë, reshjet, punën) dhe ia transmeton sistemit. Nëse jeni duke vozitur mbi limitin eshpejtësisë, ju do të sinjalizoheni përmes panelit të kontrollit dhe ekranit të qelqtë mbi timon. 2. Vërejtja e vijave: nga 70km/h sistemi ju alarmon nëse padashje kaloni vijën e plotë apo të ndërprerë. Ky funksion ju ndihmon që t’i evitoni daljet nga rruga, sidomos në rrugët monotone. 3. Ndërrim automatik i rrezes së dritave: rrezja e dritave përshtatet në situata pa pasur nevojë përintervenim.

Parkoni sa hap e mbyll sytë me Easy Park Assist

Lehtësoni parkimet tuaja me Easy Park Assist. Falë sensorëve që masin në rreze 360°, pavarësisht natyrës së vendit të parkimit, sistemi e mat mjaftueshmërinë e hapsirës. Me të mjaftuar hapësira e parkimit për veturën tuaj, ai do të merr kontroll mbi timonin. Gjithçka duhet të bëni ju është të mbani shpejtësinë dhe frenat.

Zgjeroni shikimin tuaj me sensorin e këndit të vdekur

Mos keni frikë nga këndi i vdekur. Ne e kemi pajisur RenaultMEGANE-n e ri me një sistem që e vëren praninë e ndonjë automjeti më anët që junuk mund t’i shihni përmes pasqyrave. Ky sistem është aktiv mes 30 dhe 140km/h, dhe ju alarmon menjëherë përmes një drite në pasqyrat anësore.

Vëreni distancat e sigurisë. Lehtë!

Mbani distancën e lejuar me veturën para jush. Renault MEGANE i ri ka një tempomat të adaptueshëm. Ky sistem aktivizohet mes 50 dhe140 km/h për të adaptuar shpejtësinë tuaj. Sistemi vepron në frenim kurdistanca është shumë e vogël dhe anasjelltas, rrit shpejtësinë kur rruga ështëe pastër përsëri.

Kufizoni rreziqet mefrenimin aktiv emergjent

Duke e përdorur një radar, i cili është i vendosur në pjesëne përparme të veturës, sistemi e determinon menjëherë distancën tuaj me veturënpara jush. Në qoftë se shfaqet ndonjë rrezik përplasjeje sistemi ju alarmon përmes sinjaleve pamore dhe zanore, dhe poashtu vepron në frenim për ta evituar apo për t’i minimizuar dëmet e përplasjes.

Shikoni përpara me drita Full LED

Shijoni pamjen optimale, madje edhe natën. Drita e bardhë, e prodhuar nga teknologjia Full LED, e ngjashme me atë të diellit, ju ofron dukshmëri 20% më të madhe se halogjenet konvencionale.

Ngjitjet nëpë rpjetëza kurrë nuk kanë qenë më të lehta

Për më shumë siguri, rehati dhe lehtësi, ne e kemi pajisur Renault MEGANE-n e ri me një sistem asistimi, i cili vepron në frenim për të evituar zmbrapsej në rastet e ngjitjes në përpjetëza.

Siguri për fëmijët tuaj me lidhëset ISOFIX

Falë pajisjes së ulëseve të pasme me lidhëse ISOFIX për rripat e sigurisë, ulëset e fëmijëve tuaj janë të sigurta .