Update cookies preferences
Pajisjet dhe aksesorët

Pajisjet dhe aksesorët

Pajisjet dhe aksesorët

KOMFORI DHE PRAKTICITETI

Shijoni vozitjen

Kënaquni me një pjesë të brendshme të bollshme dhe pajisjet e mirë dizajnuara për të ju ofruar komfor optimal.
Renault CAPTUR
Bagazh me hapësirë të madhe dhe sedilje modulare
Përfitoni nga bagazhi më i madh në klasën e tij me 536 L dhe modularitetin unik që e jep sedilja rrëshqitëse. Përfitoni nga një hapësirë totale praj 1,275 L falë sediljes e cila  paloset dhe rrëshqet për 16 cm.
Renault CAPTUR
Ndarjet për ti lënë gjësendet
Sirtari për doreza, ndarjet për ti lënë gjësendet në mbështetësen qendrore, nw konzolw dhe në gjepa të dyerve...Optimizoni eksperiencën tuaj në pjesën e brendshme!
Renault CAPTUR
Freni i parkimit
Frenimi automatik për parkim ju lehtëson jetën.  Aktivizohet në mënyrë automatike sapo ta fikni motorin dhe lëshohet sapo të niseni.
Renault CAPTUR
Mbushësi pa tela për telefon të mençur
Rimbushni telefonin tuaj të mençur me një lëvizje të shpejt fale mbushjes induktive.
Renault CAPTUR
MULTI-SENSE
Me MULTI-SENSE, ju mund ta personalizoni CAPTUR-in tuaj të Ri që ti përshtatet disponimit tuaj. Zgjidhni njërën nga tre përshtatjet e vozitjes dhe tetë skema të ndriçimit të ambientit.
Renault CAPTUR
Çati nga xhami që hapet
Çatia panorame nga xhami me 5 pozicione ju ndriçon pjesën e brendshme të Renault CAPTUR-it tuaj të Ri.
Renault CAPTUR
Sistemi i ri i zërimit Premium Bose®
Kompania Renault dhe BOSE së bashku kanë dizajnuar sistemin inovativ, dedikuar enkas për CAPTUR-in e Ri. Me sistemin e zërimit BOSE® i cili ka 8 altoparlant dhe subwoofer-in e integruar Fresh Air, ju do të kënaqeni me një muzikë të pastër me sistemin e zërimit BOSE®.
Renault EASY CONNECT

Udhëtimi i kyçur

Jepini udhëtimit tuaj emocion, me qasje në boten e multimedias tuaj në shuplak të dorës me CAPTUR-in e Ri.
Renault CAPTUR
Sistemi i ri EASY LINK
Me sistemin e ri në bord EASY LINK, shijoni një sistem multimedial të personalizueshem dhe të lehtë për tu përdorur, me një touchscreen me rezolucion të lartë me ekran deri me 9.3’’, ekrani më i madh në segment.
Renault CAPTUR
Kërkimi i adresës përmes Google
Keni nevojë të planifikoni një udhëtim për në Berlin apo të gjeni një restorant Italian në Paris? Gjeni destinacionin e duhur duke përdorur informacionin e detajuar të Google me më shume se 100 milion pika të interesit.
Renault CAPTUR
Telefoni i juaj i mençur në zemër të CAPTUR-it të Ri
Projektoni aplikacionet e telefonit tuaj të mençur në ekranin EASY LINK në CAPTUR-in tuaj të Ri me Android Auto™ dhe Apple Carplay™. Përdorni telefonin tuaj të mençur përmes komandave zanore në ekranin e madh EASY LINK.
Renault CAPTUR
Aplikacioni MY Renault
Përmes aplikacionit MY Renault, kontrolloni CAPTUR-in tuaj të Ri përmes telefonit të mençur. Gjeni makinën tuaj falë lokalizimit të integruar. CAPTUR-i i Ri është këtu për të ju bërë jetën me të lehtë!
Renault CAPTUR
Auto-Update, merrni përditësimet në mënyrë automatike
Falë shërbimit Auto-Update, sistemi i CAPTUR-it tuaj të Ri EASY LINK do të përditësohet automatikisht për tre vite. Pasi që 15% e rrugëve ndryshojnë çdo vit, përfitoni nga hartat me të fundit në dispozicion në menyrë që të udhëtoni të qetë me CAPTUR-in tuaj të Ri.
Renault EASY DRIVE

Thjeshtësoni udhëtimet

Zbuloni teknologjinë tonë në bord që i përgjigjet nevojave të juaja ditore.
Renault CAPTUR
Easy Park Assist
A i shmangeni parkimit paralel? Mos ju shmangni më! Gjatë manovrimit në parkim, sistemi ju paralajmëron për prezencën e pengesave falë mbrojtjes 360°, dhe po ashtu ju ndihmon që ti kryeni manovrimet.
Renault CAPTUR
Kamera 360°
Falë kamerës 360° dhe senzorit të afërsisë para dhe pas, manovrimi i timonit të CAPTUR-it tuaj të Ri është punë e lehtë.
Renault CAPTUR
Asistenti në auto-udhë dhe në trafik
Aktiv gjatë shpejtesisve 0 deri 160km/h, sistemi e rregullon shpejtësinë dhe e mbanë një distance të sigurt nga makinë para, po ashtu duke ju mbajtur në mes të shiritit. Ky sistem i ndihmës gjatë vozitjes ju mundëson që të ndaloni dhe të riniseni automatikisht brenda 3 sekondave, pa ndihmën e shoferit.
Renault CAPTUR
Ndihma në përpjeta
Keni ngelur në përpjeta? Mos bëni panik! Ndihma në përpjeta ju lejon që të merrni fryme, duke mbajtur CAPTUR-in tuaj të Ri në vend për dy sekonda. Rinisuni me qetësi!
Renault CAPTUR
Kalimi automatik nga dritat e gjata në të shkurta
Automatikisht kalon në dritat e shkurta kur të hyni në pjesë urbane apo kur të takohet me një makine përballe.
Renault CAPTUR
Tempomat me rregullues të shpejtësisë Stop & Go
Tempomati adaptiv ju ndihmon që të mbani distancën e sigurt të vozitjes nga makina që keni përpara. Në trafik të dendur, Stop & Go i mundëson sistemit të ndaloj makinën dhe ta rinis atë brenda 3 sekondave kur trafiku të filloj të lëviz prap.
SIGURIA

Më i miri për siguri

Vozitni sigurt falë sistemeve për asistim të vozitjes të dizajnuar për të ju mbrojtur nga pika A deri tek pika B.
Renault CAPTUR
Frenimi emergjent
CAPTUR-i i Ri është engjëlli juaj mbrojtës, i cili ju vëzhgon gjatë tërë kohës dhe po ashtu i kushton vëmendje trafikut. Frenim i fort i papritur, apo një kalimtar duke e kaluar rrugën.... 
CAPTUR-i i Ri ju paralajmëron dhe po ashtu mund ta kryej një ndalese emergjente ne mënyre automatike.
Renault CAPTUR
Paralajmërimi për këndin e vdekur
Një dritë që ndizet në pasqyrat e jashtme të secilës dere ju paralajmëron kur një makinë gjendet në këndin e vdekur të CAPTUR-it tuaj të Ri.
Renault CAPTUR
Paralajmërim për lëshim të shiritit dhe mbajtja në vija të shiritit
Aktivizohet nga 60km/h, sistemi paralajmëron shoferin dhe korrekton trajektoren në rast se makina kalon në vija pa sinjalizuar.
Renault CAPTUR
Njohja e shenjave të trafikut me paralajmërim të shpejtësisë
Ky sistem përdor kamerën para për ta paralajmëruar shoferin në mënyrë automatike për kufizimet e vendosura të shpejtësisë dhe rekomandon që të respektohet shpejtësia e caktuar.
Renault CAPTUR
Siguri maksimale në bord
Ne rast të aksidentit, ekspertet tanë janë kujdesur për të gjitha sa i përket sigurisë së pasagjereve: struktura e përforcuar, 6 airbag, mbështetëse të kokës kundër lëndimit të qafës, rripat e sigurisë me para-shtrëngim dhe kufizim të ngarkesës.

Aksesorët

TRANSPORTI
Nuk ka kufij për dëshirat e juaja
Keni nevojë për me shume hapësirë ? Udhëtoni pa limite! Bëni me të lehta udhëtimet tuaja me aksesoret ne mënyrë që të merrni me veti të gjitha gjërat që ju nevojiten.

Renault CAPTUR
Shufrat në çati
Rafti për biçikletë, rafti për ski, etj. Ju mund të mbështeteni në shufrat tona të cilat mbajnë barrë deri në 80 kg.
Renault CAPTUR
Kanxha palosëse gjysme elektrike
Pajisni CAPTUR-in tuaj të ri me kanxhë e cila shpaloset dhe paloset plotësisht, thjesht me një prekje të një butoni për të bërë zgjidhje për ngarkesë shtesë!
Renault CAPTUR
Bagazhi mbi çati
Dëshironi të merrni bagazh shtese? Rrisni kapacitetin e ngarkesës të CAPTUR !
DIZAJNI

PERSONALIZONI SUV-in tuaj

Falë aksesoreve tanë të dizajnuar që bashkojnë stilin dhe komoditetin, CAPTUR-i juaj i Ri është ndryshe nga çdo gjë tjetër.
Renault CAPTUR
Ndriçimi nën makinë gjatë afrimit
A jeni duke kërkuar se ku e keni lënë makinën tuaj? Mos humbisni më kohë! CAPTUR-i juaj i Ri ndriçohet deri sa ju afroheni, apo me një prekje të thjeshte të dirigjuesit, për të ju ndriçuar rrugën.
Renault CAPTUR
Antena flete peshkaqeni
Me antenën ne forme të fletës së peshkaqenit profili atletik i CAPTUR-it të Ri ofron edhe me shume dinamikë.
Renault CAPTUR
Pragjet
Jepni me tepër stil SUV-in tuaj me këto pragje të cilat bëjnë ngjitjen brenda dhe daljen nga makina me të lehtë.
MBROJTJA

Gëzoni CAPTUR-in tuaj të Ri

Mirëmbani CAPTUR-in tuaj të Ri me një përzgjedhje të gjerë të aksesorëve të cilat janë të lehta për tu përdorur në baza ditore               
Renault CAPTUR
Shtrojat e tekstilit kualitativ
Mbrojtje shtese për makinën tuaj japin këto shtroja të bëra nga tekstili i kualitetit të lartë.
Renault CAPTUR
Mbulesat e ulëseve
Ruani plotësisht tapicerinë origjinale, duke i dhënë një nuance të personalitetit. Të dizajnuara enkas dhe të pajisura me një sitëm intuitiv të kapjes, janë të lehta për tu vendosur dhe për tu pastruar.
Renault CAPTUR
Pako për mbrojtjen e karrocerisë
Ruani ngjyrën e makinës tuaj në mënyrë efektive kindur goditjeve te vogla, gërvishtjeve apo fërkimeve të përsëritura. Mirë të menduara dhe jashtëzakonisht rezistente, kjo folje transparente eshte e lehtë për tu vendosur dhe mbron pjesët e ndjeshme të makinës tuaj.
EKSPERIENCA NË BORD

Shijoni një përvojë të personalizuar

Shfrytëzoni karakteristikat funksionale të dizajnuara që i përshtaten përsosmërish CAPTUR-it të Ri.
Renault CAPTUR
Mbushësi për telefon të mençur pa tela
Ju është shterur bateria? Përmirësoni jetëgjatësinë e baterisë tuaj dhe ri-mbushni telefonin tuaj të mençur pa tela falë mbushësit pa tela.
Renault CAPTUR
Pako Focal
Gjallëroni udhëtimet tuaja falë cilësisë së pakrahasueshme të zërit dhe fuqisë. Muzikës!
Renault CAPTUR
Tableta piknik
Keni uri ? Shpalosni tabletën e piknikut ne pjesën e përparme të CAPTUR-it tuaj të Ri dhe shijoni patatinat.