KADJAR i Ri

Zbuloni
Renault EZ ULTIMO Concept
PREJ VETËM €20,490

Çmimi për verzionin bazik

Zbuloni Renault KADJAR-in e Ri


DIZAJNI

Largohuni nga të gjitha me stil...



Lëreni një përshtypje të fortë
Tërësisht i ri-dizajnuar, KADJAR i Ri ka një dizajn të jashtëm që shfaq vetëbesim, si dhe cilësi e komfort optimal në pjesën e brendshme.         

Drita para dhe pas LED, antenë në formë të fletës së peshkaqenit,  grilë të formuar, parakolp dhe prapakolp të fort, dhe disqe alumini 19" menjëherë zgjojnë vëmendje..

Në pjesën e brendshme, hollësitë dhe finalizimet cilësore ofrojnë një përsosmëri të vërtetë të një SUV-i. KADJAR-i i ri ergonomik ka një konzolë qendrore të re e cila mund të sistemoj një tablet prej 7” në format të peizazhit.         

Ndjenja në timon

... e pse mos ta lëshoni pak rrugën e shtruar...


Përjetoni emocionin e aventurës çdo ditë!
Motor të fuqishëm, makine me tërheqjeje me katër rrota, dhe dizajn joshës...KADJAR i Ri ofron ekuilibër të përsosur në mes të performancës, efikasitetit dhe vozitjes nga dita në ditë.          

Duke ju falënderuar lartësisë të lartë që ka nga toka, dhe tre moduleve të transmisionit – 4WD, 2WD Extended Grip dhe 2WD – KADJAR i Ri ju mundëson të eksploroni horizonte të reja.

Zgjidhni eco-driving, dhe SUV-i për të gjitha llojet e terreneve ju ndihmon të kurseni karburant.         

Eksperienca në pjesën e brendshme

... me komfor në mendje...



Shijoni udhëtimin
Ulëse të ngritura, ulëse me rregullim të gjatësisë së jastëkut, priza për USB, klimatizim në pjesën para dhe pas, ulëset e pasme që palosen dhe ndarje të mençura për ti lënë gjësendet...          

KADJAR-i i Ri i përshtatet stilit të jetës suaj me pajisjet që ka në pjesën e brendshme të cilat kanë në fokus komforin.            

Po ashtu është një SUV-ë i cili është i pajisur me të gjitha teknologjitë e fjalës së fundit, siç është sistemi i zërimit Bose®, Easy Park Assist dhe R-LINK 2. Asnjëherë duke mos harruar shërbimet e Renault EASY CONNECT që lidhin telefonin tuaj të mençur me makinën...dhe ju lehtësojnë jetën.         

Siguria dhe qëndrueshmëria

... derisa ju vozisni të qetë.


Vozitni të qetë
KADJAR-i i Ri është i pajisur me sisteme inovative të sigurisë siç është sistemi aktiv i frenimit emergjent që ju paralajmëron kur të detektohet ndonjë rrezik i përplasjes.  

Sa i përket sigurisë pasive, SUV-i ofron mbrojtje maksimale për të gjitha pasagjeret dhe këmbësorët.

Duke kombinuar informacionin nga sensorët dhe kamerat, KADJAR i Ri ju ndihmon në çdo moment, pavarësisht se a jeni duke udhëtuar në distanca të largëta përmes auto-udhës apo jeni duke bërë manovra delikate për tu parkuar në një hapësirë të ngushtë parkimi.         
A jeni të gatshëm të bëni një xhiro me Renault KADJAR-in e Ri?