Update cookies preferences
Renault KOLEOS i Ri

Pajisjet dhe aksesorët

Pajisjet

Komfori & prakticiteti

Udhëtoni 100% në komfor

Hapësirë të bollshme, praktik dhe modular, KALEOS-i i Ri ju dëshiron mirëseardhje në hapësirën e cila është e dedikuar rahatisë tuaj dhe rahatisë së pasagjereve tuaj.
Renault KOLEOS
Funksioni masazhe në ulësen e shoferit
Me rregullim elektronik të këtij funksioni të ngrohjes dhe ventilimit, ulësja e shoferit veçohet edhe për mundësinë e masazhes.
Renault KOLEOS
Gjatësia e ulëses me rregullim
Për komfor shtesë, zgjeroni ulëset para të cilat kanë një jastëk me rregullim dhe po ashtu përfitoni nga mbështetëset e kokës të mëdha.
Renault KOLEOS
Hapësire optimale për gjunjë në pjesën e pasme
Me notën me të mirën në kategorinë e vet, KOLEOS-i i ri ofron hapësirë maksimale për pasagjeret tuaj !
Renault KOLEOS
Ulëset e pasme me shtrirje
Gjatë udhëtimeve të gjata shijoni ulëset e pasme që shtrihen në dy pozicione për pushim dhe relaksim. Relaksohuni !
Renault KOLEOS
Portbagazh modular dhe me hapësire të bollshme
A ju duhet me shumë hapësirë ? Paloseni ulëset e pasme e KALEOS-it të Ri dhe shfrytëzoni kapacitetin ngarkues prej 1.777L.
Renault KOLEOS
Vende te shumta për ti lëne gjësendet
Mbajtës gotash me ngrohje dhe ftohje, sirtari për doreza dhe ndarjet e tjera në konzolën qendrore. Shfrytëzoni vendet e mire menduara për ti lëne gjësendet prej (35L) në mënyre që ta organizoni jetën tuaj të përditshme.
Renault EASY CONNECT

Udhëtimet e kyçura

Përfitoni nga teknologjia jonë e kyçur që të lehtësohen dhe të gjallërohen udhëtimet tuaja.
Renault KOLEOS
Eksperience e plotë multimediale
Renault EASY CONNECT sjell së bashku të gjitha shërbimet e kyçjës që ofrohen nga Renault dhe partneret e tij. Ato mund ti gjeni ne sistemin tuaj multimedial apo përmes telefonit tuaj të mençur me aplikacionin MY Renault.          
 

Ekrani gjigant vertikal prej 8.7”, R-LINK 2 touchscreen dhe tableti i kyçur ju mundëson të dirigjoni funksionet e makinës, multimedian, navigacionin, telefonin, dhe ndihmat e vozitjes.         

Kyçuni me telefonin tuaj të mençur Android Auto™ apo Apple CarPlay™ përmes R-LINK 2.          
Renault KOLEOS
Sistemi i zërimit Bose®
Udhëtoni me muzikën! Me 12 altoparlantë Bose® high-definiton, KOLEOS-i i Ri ju fton që të përjetoni aventure origjinale të tingujve.
Renault EASY DRIVE

Thjeshtësoni jetën tuaj

Mësyjani rrugës pa asnjë breng falë teknologjive tona të integruara që përdorën lehtë.
Renault KOLEOS
Easy Park Assist
Mos keni frike të parkohen edhe ne vend parkimet më të ngushta me ndihmën e Easy Park Asist! Sistemi benë matjen e vendit të lirë dhe e definon drejtimin. Lëreni të merr kontrollin e timonit dhe parkon veten me lehtësi.
Renault KOLEOS
Easy Trunk Access
KOLEOS-i i Ri ju lehtëson jetën. A i keni duart e zëna? Mjafton vetëm një lëvizje e thjeshte e shputës së këmbës nën prapakolp që të hapet portbagazhi me lehtësi.
Renault KOLEOS
Tempomat adaptiv
Tempomati adaptiv në mënyrë automatike përshtat shpejtësinë dhe mban distancën e duhur nga makina që keni para.
Renault KOLEOS
Kalim automatik nga dritat e shkurta në të gjata
Sapo të hyni në një vend të banueshëm apo kur para jush apo në anën e kundër kalon një makinë tjetër, në mënyrë automatike aktivizohen dritat e shkurta.
Renault KOLEOS
Paralajmërim për lëshim të pavullnetshme të korsisë
Gjatë shpejtësisë mbi 70km/h, ju do të paralajmëroheni menjëherë në rast se automjeti pavullnetshëm kalon nëpër vijën e plote apo të ndërprerë.
Siguria

Udhëtoni me shpirt të lirë

Teknologjitë tona për ndihme gjatë vozitjes janë të projektuara në atë mënyrë që të ju mbrojnë në çfarë do rrethane.   
Renault KOLEOS
Sistemi për paralajmërim të këndit të vdekur
Një drite sinjalizuese e cila është e vendosur në dy pasqyrat e jashtme ju paralajmëron për prezencën e automjetit në zonën e këndit të vdekur të KOLEOS-it tuaj të Ri.
Renault KOLEOS
Detektimi i shenjave të komunikacionit
Ky sistem përdor kamerën para që t’ju paralajmëroj automatikisht për kufizime momentale të shpejtësisë dhe ju propozon të përshtatni shpejtësinë.
Renault KOLEOS
Paralajmërimi për lodhje
Mos flini! Sistemi analizon sjelljet e juaja përmes lëvizjeve që bëni ne timon dhe sipas nevojës ju propozon përmes një porosie që të bëni pauzë.
Renault KOLEOS
Sistemi aktiv i frenimit emergjent
Në rast të frenimit emergjent, sistemi vepron në kombinim me ABS/ESC që ta zvogëloj distancën e ndalesës.

Aksesorët

Transporti
Sfidoni kufijtë
Koha për tu nisur ka trokitur? Mos bëni panik! Ju nuk keni nevojë të merrni pak bagazh për të kursyer hapësire.
Renault KOLEOS
Kanxha elektrike palosëse
Në mënyrë për të transportuar të gjitha pajisjet tuaja, zbuloni kanxhën elektrike palosëse. E integruar plotësisht në automjetin tuaj, po ashtu ruan estetiken e vet.
Renault KOLEOS
Shufrat e çatise
Instalim i lehtë dhe i shpejtë pa nevojën e mjeteve falë sistemit inovues të montimit QuickFix. Kjo ju mundëson të bartni një raft për biçikleta, raft për ski dhe dollap çatie.
Renault KOLEOS
Dollap çatie me kapacitet 480L
Praktik dhe qëndrueshme, ajo behet pjese thelbësorë e udhëtimeve tuaja duke ju lejuar të rrisni vëllimin e ngarkesës së automjetit tuaj.
Dizajni

Vozitni me stil

Aksesoret tanë janë të dizajnuar të kombinojnë stilin dhe prakticitetin,  e qe bëjnë KOLEOS-in tuaj të Ri të dukët si asnjë tjetër.
Renault KOLEOS
Shkallët anësore
Nënvizoni pamjen muskulore të  KOLEOS-it tuaj të Ri. Praktik, ju benë më të lehtë ti qaseni makinës tuaj po ashtu edhe çatisë dhe ndihmon në mbrojtjen e karrocerisë nga goditjet e vogla ditore.
Renault KOLEOS
Pragjet e portbagazhit
Mbulojeni dhe mbroni efektshëm pjesën e ngarkesës nga shqetësimet ditore me një aksesorë estetik dhe të personalizuar.
Renault KOLEOS
Seti sportiv me pjesën e pasme të makinës
Ideal për ti dhënë makinës tuaj një shpirt sportiv.  Përcaktohuni për një dizajn të fort dhe të dallueshëm që kombinon fuqinë dhe lehtësinë.
Mbrojtja

Kujdesuni për KOLEOS-in tuaj të Ri

Zgjidhni aksesorët me të cilët do ta mbroni KOLEOS-in tuaj të Ri nga befasitë e padëshirueshme.
Renault KOLEOS
Folja për mbrojtjen e karrocerisë
Kujdesuni për ngjyrën e KOLEOS-it tuaj të Ri nga goditjet e vogla, gërvishtjet dhe fërkimet.
Renault KOLEOS
Mbrojtja modulare Easyflex
Kundër rrëshqitjes dhe i papërshkueshëm nga uji, mbron portbagazhin dhe hapësirën e ngarkesës si dhe nga transporti i objekteve të rënda dhe të përlyera.
Renault KOLEOS
Shtrojat e gomës për dysheme
Të bëra enkas dhe lehtë për tu mirëmbajtur, thjeshte kapet në dy siguresa dhe nuk pengon lëvizjen e pedaleve, për një mbrojtje të plotë të dyshemesë.
Eksperienca në bord

Personalizoni përvojën tuaj

Shfrytëzoni aksesorët të cilët janë bërë enkas që secili udhëtim i juaji të jete një eksperiencë unike.
Renault KOLEOS
Mbushësi me induksion
Mbusheni baterinë e telefonit tuaj të mençur vetëm me një kontakt të thjeshtë në bazën e vendosur në konzolen qendrore.
Renault KOLEOS
Varësja prapa mbështetësit të kokës
Ju mundëson ti varni rrobat me kujdes në pjesën e pasme të sedijes para për transport të rehatshëm.
Renault KOLEOS
Tavoline pikniku
Përfitoni nga ky raft lëvizës në pjesën prapa për të vendosur një libër, tortë apo një shishe me ujë tek mbajtësi i gotave.
Keni dëshirë të bëni një xhiro me Renault KOLEOS të Ri?