Update cookies preferences

Renault MEGANE R.S. : dizajn garash

PJESA E JASHTME
Admironi stilin e tij
Dizajnë për performancë më të mirë

Me karakteristikat e shumta të huazuara nga bota e motosportit, MEGANE R.S. i Ri ju zgjon pilotin që keni përbrenda.   

  • Bojëra ekskluzivë Ornage Tonic dhe Sirius Yellow 
  • Harqe të fryra prej 60mm
  • Thithëset para të ajrit
  • Parakolpi i personalizuar me shirit të stilit F1 në pjesën ballore
  • Tub shkarkimi qendror
  • Disqe alumini 18 apo 19 inç
  • Pragje me mbishkrimin R.S.
  • Dritat para R.S. Full LED Vision
Renault MEGANE RS - focus sur entrée d'air avant
Pjesa ballore më e gjerë
Në pjesën ballore, parakolpi i ri më i gjerë përfshinë një ndarës të stilit F1 për të kanalizuar rrjedhën e ajrit, për ti ushqyer shkëmbyesit për ta ftohur motorin. Grila e saj në formë koshere të bletëve dhe ndriçimi i veçantë R.S. Vision tërheqin shume vëmendjen.
Renault MEGANE RS - homme sortant de sa voiture au look sportif
Profil tërësisht i ri
Të theksuara, linjat sensuale të pjesës anësore të karrocerisë të Renault MEGANE-s së Ri në mënyrë vizuale lidhin pjesën e pasme dhe të përparme të makinës. Nxjerrësit e ajrit, pragjet e fryra dhe parakolpi ngjyrë të zezë janë të inspiruar nga estetika e njohur e Renault Sport
Renault MEGANE RS - focus sur double sortie d'échappement central
Pjesa e pasme aerodinamike
Parakolpi i ri specifik, i cili është zgjeruar, përfshinë këtu edhe shume karakteristika të inspiruara nga F1. Tub shkarkues qendror të dyfishtë , difuzor funksional për mbështetje aerodinamike,  dalje anësore e ajrit në parakolp për të kanalizuar rrjedhjen ajrit, spoiler i ridizjanuar për të balancuar vozitjen, etj. Performancat e tij nuk janë rastësi

Dizajni i pjesës së brendshme

Shpirt sportiv në secilin detaj
Renault MEGANE RS - zoom sur appuis-tête
Ambient ekskluzivë
Merrni kontrollin dhe zbuloni mbulesat ekskluzive me detaje të kuqe dhe të zezë. Kroskot sportiv, ulëse me mbështetëse të kokës të integruar, timoni specifik R.S. me pedalet e montuara, njësia e pedaleve nga alumini dhe mbështetësja e shputës, etj. Zhytuni në një dimension të ri sportiv.   
Renault MEGANE RS - vue sur tableau de bord depuis siège passager
Materiale të veçanta
Ulëset e veshura me materialin ekskluziv R.S. apo me Alcantara, ndërruesi i veshur me lëkurë apo me Alcantara, çatia ekskluzive e zezë, qepje sipër me penj të kuq, etc. Materialet dhe finalizimet e MEGANE R.S. të Ri do t’ju transportojnë në një universe të performancës së lartë.