Update cookies preferences
Sportivitet absolut

Renault MEGANE R.S. TROPHY-R i Ri


A është mjaft radikal?

Renault MEGANE R.S. Trophy-R i Ri është ndërtuar për të thyer rekordet, duke ndërthurur pasionin e Renault për motorsport, teknologji dhe argëtim në një pako ngacmuese vozitjeje. Besnik ndaj gjeneve te tij, MEGANE R.S. Trophy-R i Ri i pilotuar nga Laurent Hurgon – ka vendosur një rekord të ri në Nürburgring Nordschleife me kohë prej 7’40’’10, për xhiro 20.600 km (7’45’’389 për xhiro zyrtare te plotë prej 20.832 km), sfidat gjithmonë mbesin pjese e shpirtit të R.S. e cila na shpien para.        

Secila gjeneratë e ka një legjendë !

Renault MEGANE R.S. ka një histori krenare në “Ferrin e Gjelbër” të lakut verior të Nürburgring, Nordschleife. Në vitin 2008, MEGANE II R.S. R26.R, i pilotuar nga Vincent Bayle, ka thyer rekordin për një xhiro me kohë 8:17. 3 duke kaluar 20.600 km distance. Laurent Hurgon, ka thyer rekordin e vet në 2014 me kohe rekord prej 7:54.36 në MEGANE III R.S. 275 Trophy-R. Hera e parë që një makine me tërheqje me 2 rrote ka thyer kufirin e kohës prej tetë minuta.

Sfidoni jetën tuaj të përditshme