Renault MEGANE I RI

Pajisjet & Aksesorët

Pajisjet & Aksesorët

KONFORI DHE ERGONOMIKA

Shijoni udhëtimin

Çdo gjë në pjesën e brendshme të MEGANE-it tuaj të RI është dizajnuar për t'ju ofruar një përvojë ditore të këndshme dhe të lehte për përdoruesit.
Nouvelle MEGANE Smart cockpit
«Tekno-kabinë»
Ekran multimedial i personalizueshem për shoferin 10,2 ”, EASY LINK 9.3”... Gëzoni një përvojë edhe më të mirë, të lehtë për përdoruesin, me qasje të lehtë në të gjitha informacionet kryesore nga paneli i modernizuar i MEGANE-it tuaj të RI.
Nouvelle MEGANE MULTI-SENSE
MULTI-SENSE
Zgjidhni midis 4 mënyrave të vozitjes (MySense, Eco, Confort, Perso) për të personalizuar udhëtimin tuaj siç dëshironi: tingulli dhe reagimi i motorit, funksioni i masazhit të sediljes elektrike, zgjedhja e ndriçimit të ambientit
Nouvelle MEGANE Toit ouvrant vitré
Çatia panoramë
Shijoni ajrin e pastër! Me çatinë panoramë, MEGANE i RI i jep udhëtimeve tuaja një shije lirie.
ZBULONI RENAULT EASY CONNECT

Udhëtim i kyçur

Shtoni pak entuziazëm udhëtimeve tuaja me EASY LINK i gjithë universi juaj multimedial është në majë të gishtave tuaj në bordin e MEGANE-it tuaj të RI.
Renault EASY CONNECT bashkon të gjitha shërbimet e lidhura që ofrohen nga Renault dhe partnerët e tij. Ato i gjeni në sistemin tuaj multimedial ose në telefonin tuaj të mençur duke përdorur aplikacionin MY Renault. 

Me ekranin të madh qendror 9.3 ”, ekran me prekje i lidhur me EASY LINK ju mund të kontrolloni funksionet e automjetit, multimedian, navigimin, telefonin dhe sistemet e ndihmës gjatë vozitjes.  
Filloni të shijoni funksionet Android Auto dhe Apple CarPlay menjëherë në EASY LINK.
ZBULONI RENAULT EASY DRIVE

Bëni më të lehtë udhëtimet tuaja

Uluni dhe shijoni udhëtimin! Teknologjitë tona inovative ju ndihmojnë të thjeshtësoni rutinën tuaj ditore dhe ju ndihmonë gjatë udhëtimit.
Nouvelle MEGANE Assistant Autoroute et Trafic
Shoqëruesi juaj neper autostrada dhe gjatë bllokimit të trafikut
Aktiv nga 0 në 160 km / orë, sistemi rregullon shpejtësinë dhe ruan një distancë të sigurt nga automjetet përpara, duke ju mbajtur gjithmonë të përqendruar në korsinë tuaj. Bën të mundur fikjen dhe rindezjen automatike brenda tre sekondave, pa ndonjë veprim nga shoferi.
Nouvelle MEGANE Régulateur adaptatif Stop & Go
Stop & Go tempomat adaptiv
Tempomati adaptiv ju ndihmon të mbani një distancë të sigurt vozitjeje nga automjeti përpara. Gjatë bllokimit në trafik, Stop & Go i mundeson automjetit të fiket dhe më pas të rindiznet brenda tre sekondave pasi trafiku fillon të lëvizë përsëri.
Nouvelle MEGANE Commutation automatique des feux
Kontroll automatik i dritave
Kalon automatikisht në dritat e shkurtra kur hyni në një zonë të ndërtuar ose kur takoni një automjet që vjen ose jeni prapa një automjeti tjetër.
Nouvelle MEGANE Reconnaissance de signalisation
Detektimi i shenjave të trafikut
Kamera detekton të dhënat e shenjave (shpejtësinë, të reshurat, punimet në rrugë) dhe i dërgon analizat e saj në sistem. Ky sistem ju paralajmëron nëse tejkaloni kufirin e shpejtësisë.
Nouvelle MEGANE Easy Park Assist
Ndihma gjatë parkimit
Beni një parkim të përsosur paralel pa duar sa hap e mbyll sytë me opsionin e Easy Park Assist. Parkim paralel, parkim prapa, parkim në kënd, MEGANE mund të pushtojë çdo vend parkimi!
Nouvelle MEGANE Rear Cross Traffic Alert
Paralajmërim Trafiku Nga Prapa
Kur kryeni një manovër parkimi, sistemi monitoron gjithçka rreth dhe prapa MEGANE-it të RI dhe ju njofton nëse ndonjë automjet po afrohet. Nëse nuk reagoni, automatikisht fillon frenimi.
Bëni më të lehtë udhëtimet tuaja
SIGURIA

Shijoni një vozitje të qetë

Qëndroni një hap para me sistemet tona për ndihmë gjatë vozitjes, të dizajnuara që të ju mbajnë të mbrojtur gjatë udhëtimeve tuaja.
Nouvelle MEGANE AEBS
Frenim aktiv emergjent (AEBS) me detektim të këmbësorëve
MEGANE I RI rritë sigurinë tuaj duke monitoruar vazhdimisht trafikun dhe rreziqet. Frenim i mprehtë, këmbësorët po kalojnë rrugën ... Ju paralajmëron dhe madje mund të aktivizojë një frenim automatik të urgjencës.
Nouvelle MEGANE Avertisseur d'angle mort
Paralajmërim për këndin e vdekur
Një dritë paralajmëruese e vendosur në çdo pasqyre të dyerve ju paralajmëron kur një automjet është jashtë fushës së shikimit tuaj.
Nouvelle MEGANE Alerte de franchissement de ligne et assistant maintien de voie
Paralajmërimi i lëshimit të korsisë dhe ndihma për qëndrimin në korsi
Aktivizohet nga 70 km / orë, sistemi njofton shoferin dhe korrigjon trajektoren nëse MEGANE-i i juaj i RI kalon vijën pa dhënë parë sinjalin.
Shijoni një vozitje të qetë

Aksesorët

DIZAJNI

Shfaqni stilin tuaj

Personalizoni MEGANE-in tuaj të RI ashtu siç dëshironi, për një elegancë dhe origjinalitet edhe më të madh.
Nouvelle MEGANE - Accessoires - Coques de rétroviseur - Chrome
Guaskat e pasqyrave të dyerve të kromuara
Shtoni një nuancë stili dhe personaliteti MEGANE-it tuaj të Ri. Guaskat e pasqyrave të dyerve të kromuara.
Nouvelle MEGANE - Accessoires - Seuil et joncs de coffre - Chrome
Korinizat e bagazhit dhe pragjet e kromuara
Mbroni bagazhin e MEGANE-it tuaj të RI me stil me finalizime nga kromi.
Nouvelle MEGANE - Accessoires - Pédalier Sport
Pedale sportive
Shtoni atletizëm MEGANE-it tuaj të RI me pedalet Sport.
TRANSPORTI

Transportoni më shumë dhe më lehtë!

Keni ngecur me shumë pak hapësirë? Si ka mundësi! Realizoni dëshirat tuaja me MEGANE-in tuaj të RI.
Nouvelle MEGANE - Accessoires - Attelages et Porte-vélos basculants
Kanxha tërheqëse dhe raft biçikletash që hapet anash
Kanxha palosëse dhe ç’montuese pa nevojën e mjeteve të punës e Renault. Tërhiqni mjetet tuaja në mënyrë të sigurt. Shtoni raftin tonë për biçikleta që hapet anash, për të shijuar natyrën e mrekullueshme dhe për ta ruajtur qasjen tuaj në bagazh .
Nouvelle MEGANE - Accessoires - Barres de toit
Shufra çatie
Nuk ka nevojë për mjete për të montuar shufrat e çatisë! Sapo të pozicionohen në vend, ju mund të mbërtheni pajisje shtesë në çati, sikur një raft biçikletash, apo raft për ski ose dollap me kyç.     
Nouvelle MEGANE - Accessoires - Coffre de toit
Dollap çatie
Keni nevojë për më shumë hapësirë? Bashkëngjitni lehtësisht një kuti shtesë në çatinë e automjetit tuaj. Praktik, estetik dhe i qendrueshëm, do të rrisë kapacitetin e ngarkesës. Domosdoshmëri për udhëtime pa kompromis! 
MBROJTJA

Kujdesuni për MEGANE tuaj të RI

Qëndroni cool, të qetë dhe të rehatuar! Aksesorët tanë janë krijuar për ta mbajtur MEGANE-in tuaj të RI të mbrojtur nga befasitë e këqija.
Nouvelle MEGANE - Accessoires - Protections de coffre
Mbrojtja e bagazhit
Lehtë për t’u montuar dhe pastruar, shtroja nga materiali i gomës dhe mbrojtja modulare EasyFlex janë të përsosura për transportimin e produkteve të ndryshme, veçanërisht të sendeve tuaja të pista. I përshtatshëm dhe universal, mbrojtësit e bagazhit të Renault janë të përshtatshme për përdorimin tuaj ditor ose gjatë aktiviteteve tuaja të kohës së lirë.
Nouvelle MEGANE - Accessoires - Alarmes
Alarmet
Të besueshëm dhe të padukshëm, alarmet tona perimetrike dhe vëllimore ofrojnë mbrojtje efektive kundër vjedhjes të MEGANE-it tuaj të Ri.
Nouvelle MEGANE - Accessoires - Films de protection
Folia mbrojtëse
Mbroni MEGANE-in tuaj të RI nga aksidentet ditore! Shembjet e vogla, gërvishtjet apo edhe fërkimet e shpeshta nuk kanë për te ju bezdisur më.
EKSPERIENCA NË PJESËN E BRENDSHME

Shijoni udhëtimin

Jeni adhurues i udhëtimeve të gjata? Pa problem! Ndihuni sikur në shtëpi dhe shijoni një udhëtim vërtet të rehatshëm.
Nouvelle MEGANE - Accessoires - Chargeur à induction
Karikues me induksion
Thjesht karikoni telefonin tuaj të mençur duke e vendosur në pikën e karikimit që ndodhet në konsolën qendrore.
Nouvelle MEGANE - Accessoires - Tapis de sol
Shtrojat e dyshemesë
I bërë enkas dhe mirëmbahet lehtë, thjesht bashkoni ato duke përdorur 2 kapëse siguruese për mbrojtje të plotë të dyshemesë.
Nouvelle MEGANE - Accessoires - Système multifonction sur appui-tête
Sistemi multifunksional i mbështetëses së kokës
Sistemet tona multi-funksionale të mbështetjes së kokës përshtaten për të përmbushur të gjitha nevojat tuaja: kujdesuni për rrobat tuaja me varëse rrobash, shijoni një meze të lehtë me tryezën e lëvizshme të piknikut ose shkurtoni udhëtimet e gjata me ndihmën e tabletës me ekran prekës.