Përshtateni Clio-n me stilin tuaj të jetës duke e personalizuar me aksesorët tanë.
edhe më shumë Clio
Aksesorët që e bëjnë hibridin tuaj të plotë Clio E-Tech më tërheqës, më praktik, më komod dhe teknologjikisht më të avancuar.
mbushës pa kabllo induktiv në panelin qendror
Thjesht vendoseni telefonin tuaj në pikën e mbushjes me induksion për të mbushur telefonin e mençur kur jeni në lëvizje. Pa kabllo të dukshme, 100% rehati dhe thjeshtësi!
mbështetëse krahu para*
Përshtatni atë me madhësinë tuaj për një vozitje vërtet relaksuese. Ju gjithashtu mund të mbani pranë dorës sende të vogla personale në ndarjen diskrete të magazinimit 1 litërshe. *ofrohet si aksesor në versionet që nuk janë të pajisura si standard
kamera prapa*
Parkohuni lehtësisht prapa në parkingje ose hapësira të ngushta. Ju mund të shihni pengesat pas automjetit në ekranin multimedial. *Ky aksesor ofrohet për versionet standard që nuk janë të pajisur me të
shtroja dyshemeje premium esprit Alpine prej tekstili
Rrisni dukjen sportive të automjetit tuaj me mbrojtjen premium të cilësisë së lartë me logot ekskluzive Alpine dhe qepjet e kaltra. Me përmasa dhe kapëse të personalizuara, seti prej 4 shtrojave me dizajn tërheqës ofron mbrojtje të plotë.
stil i veçantë
Dizajni i hibridit të plotë Clio E-Tech pasqyrohet në çdo detaj. Shtoni nuancën tuaj finale me aksesorët tanë.
drita ndriçuese nën karroceri
Gjeni automjetin tuaj në vende me ndriçim të dobët. Teksa i afroheni automjetit, ose thjesht duke shtypur telekomandën, dritat e ambientit LED nën automjet ndizen për t'ju ndriçuar rrugën.
Antena shark*
Jepni edhe më shume karakter automjetit tuaj me këtë antenë dinamike që përshtatet në mënyrë të përkryer me dizajnin e automjetit tuaj. *ofrohet si aksesor për versionet që nuk janë të pajisura si standard
pragjet e dyerve të ndriçuara
Stili i veçantë modern sapo të hapni dyert e përparme. Ndriçon rrugën gjatë natës dhe njëkohësisht dhe mbron dyert e automjetit.
pragu mbrojtës i bagazhit
Aksesorë i domosdoshëm për të bërë bagazhin tuaj gati për çdo gjë. Estetik dhe unik, vezullima nga kromi vë në pah dhe mbron bagazhin.
Mburojat e pasqyrave anësore të finalizuara me krom
Bëni ndryshimin me një prekje elegance dhe joshje që bie në sy.
pedalet sportive*
Vendosni shputat në pedalet origjinale për një prekje sportive të papërmbajtshme. Ofrohet edhe për versionin me ndërrues manual
*ky aksesor ofrohet për versionet standard që nuk janë të pajisur me të
transporti
Përshtatni hibridin tuaj të plotë Clio E-Tech në mënyrë që të mund të transportoni sende të mëdha në mënyrë të sigurt.
shufrat e çatisë QuickFix
Shpejtë dhe lehtë montohen pa pasur nevojë për mjete duke përdorur sistemin inovativ QuickFix. Ideale për transportimin e një rafti për biçikleta, raft skish ose një kuti çatie që rrisin kapacitetin e ngarkimit në automjetit tuaj.
Kanxhë për tërheqje gjysmë elektrike
Pozicionohet për pak sekonda duke shtypur butonin që ndodhet në bagazh. Kur paloset, bëhet një me dizajnin e hibridi juaj të plotë Clio E-Tech dhe ruan pamjen e tij të hijshme.
Mbrojtja modulare e bagazhit easyflex
Një zgjidhje praktike për të transportuar ngarkesa në çfarëdo moti me këtë mbrojtje të papërshkueshme nga uji. Po aq i përshtatshëm sa edhe bagazhi juaj, mbulon të gjithë hapësirën e pasme kur ulësja e pasme paloset.
raft lëvizës për biçikleta në kanxhën për tërheqje
Zbuloni gamën tonë të rafteve lëvizëse për biçikleta që ju mundësojnë qasje të lehtë në bagazh. Kjo e bënë të lehtë transportin e sigurt të biçikletave të të gjithë familjes.