hybrid engines

MOTORËT DHE TRANSMETUESIT E FUQISË

Renault Clio
TRANSMETUES FUQIE ME 145 KF I HIBRIDIT TË PLOTË E-TECH
Deri në 80% vozitje elektrike në qytet¹, pa prizë. Shijoni vozitje me reagim të shpejtë, konsum të reduktuar të derivateve deri në 40% dhe CO2 ₂ emetimet² të zvogëluara.
 1, varësisht nga gjendja e baterisë dhe mënyrës së vozitjes / burim i brendshëm i Renault / 2022

2  për një transmetues fuqie  hibrid të plotë E-Tech krahasuar me një motor me djegie të brendshme dhe varësisht stilit të vozitjes, sipas protokollit urban të WLTP-së, mars 2023

 

MOTORËT ME DJEGIE TË BRENDSHME
Motori me benzinë ofrohet me 2 nivele të kuaj fuqive: versioni ekonomik 65 kuaj fuqi për përdorim të përditshëm ose versioni i balancuar 90 kuaj fuqi që optimizon konsumin e derivateve gjatë udhëtimeve të ndryshme. Si alternative, motori me naftë i gjeneratës së fundit me 100 kuaj fuqi kombinon konsumin e ulët të derivateve dhe kënaqësinë e vozitjes.
MOTORI ME GAS
Motor me dy derivate gas dhe benzinë, një alternativë që redukton emetimet CO ₂ . Gjithanshmëria e këtij motori siguron deri në 1,100 km distancë dhe kursime të derivateve për të gjitha udhëtimet tuaja në Evropë.
1 koha e vozitjes, varësisht nga gjendja e baterisë dhe mënyrës së vozitjes / burim i brendshëm i Renault / 2022

2 për një transmetues fuqie hibrid të plotë E-Tech krahasuar me një motor me djegie të brendshme dhe varësisht nga stili i vozitjes, sipas protokollit urban të WLTP-së, mars 2023 

3varësisht nga stili i vozitjes - burimi: WLTP e kombinuar, mars 2023


E-Tech Hibrid i Plotë

the best of hybrids - engine - Renault Clio E-Tech full hybrid
Hibridi kurrë s’ka qenë më i mirë
Vozitni 80% në mënyrë elektrike në qytet duke kursyer 40% në derivate. Nuk ka nevojë ta futni në prizë, bateria karikohet gjatë ngadalësimit dhe frenimit.
145 kf
Transmetues fuqie E-Tech Hibrid i Plotë
80 %
Vozitje elektrike në qytet*
40 %
kursime të derivateve**
900 km
distancë përshkuese***

*varësisht nivelit të karikuar të baterisë dhe stilit të vozitjes

**për një transmetues fuqie hibrid të plotë E-Tech krahasuar me një motor me djegie të brendshme dhe varësisht nga stili i vozitjes, sipas protokollit urban të WLTP-së, mars 2023

***varësisht nivelit të karikuar të baterisë dhe stilit të vozitjes - burimi: WLTP e kombinuar, mars 2023


TEKNOLOGJIA
technology - engine - Renault Clio E-Tech full hybrid
Hybridi i plotë Clio E-Tech kombinon dy motorë elektrikë dhe një motor me benzinë. Ndërruesi automatik shumë-modularë i jep përparësi vozitjes plotësisht elektrike dhe aktivizon motorin me djegie të brendshme kur kërkohet nga kushtet e vozitjes.
KARAKTERISTIKAT KRYESORE
main functions - engine - Renault Clio E-Tech full hybrid
Transmetuesi i fuqisë E-Tech Hibrid i Plotë me145 kf garanton nisje dinamike plotësisht elektrike dhe përshpejtim të mprehtë. Frenimi rigjenerues karikon baterinë deri sa ju vozitni, duke rikuperuar energji gjatë ngadalësimit dhe frenimit.
KONSUM MË I ULËT I BENZINËS
reduced fuel consumption - engine - Renault Clio E-Tech full hybrid
Në qytet, kurseni deri në 40% derivate dhe përjetoni një konsum më të ulët të kombinuar prej 4,1 L/100 km (sipas protokollit të WLTP, mars 2023, mund të ndryshojë varësisht versioneve dhe opsioneve).
CO₂ EMETIMET
CO₂ emissions - engine - Renault Clio E-Tech full hybrid
Më efikas dhe miqësor ndaj mjedisit, Clio E-Tech Hibrid i Plotë redukton emetimet Co ₂ -shit  deri në 93 g/km (sipas protokollit të WLTP, mars 2023, mund të ndryshojë varësisht versioneve dhe opsioneve).
CRIT'AIR CLASSIFICATION
crit'air ranking - engine - Renault Clio E-Tech full hybrid
Më efikas dhe miqësor ndaj mjedisit, Clio E-Tech Hibrid i Plotë redukton emetimet Co ₂ -shit  deri në 93 g/km (sipas protokollit të WLTP, mars 2023, mund të ndryshojë varësisht versioneve dhe opsioneve).

me djegie të brendshme

essence ou diesel - motorisation -Renault Clio E-Tech full hybrid
benzinë ose naftë
Renault Clio ka një gamë të gjerë motorësh me benzinë dhe naftë nga të cilat mund të zgjidhni varësisht se çfarë ju nevojitet: të kurseni derivate, të keni përvojë drithëruese të vozitjes ose mes këtyre dyjave. Çfarë kanë të përbashkët? Performancë dhe kënaqësi pas timonit.
teknologjia
Renault Clio është ofrohet me dy versione benzinë, SCe 65 dhe TCe 90. Të dyja janë të pajisura me një zinxhir kohorë për të kursyer buxhetin tuaj të mirëmbajtjes. Versioni me naftë dCi 100 është i pajisur me një ndërrues manual me 6 shpejtësi për kënaqësi më të madhe dhe konsum të ulët të derivateve.
KARAKTERISTIKAT KRYESORE
Zgjidhni motorin modern SCe 65 me 3 cilindra, ekonomik dhe i përshtatshëm për udhëtimet tuaja në qytet. Për më shumë varietet , zgjidhni versionin TCe 90 me benzinë ose dCi 100 me naftë: këta dy motorë të gjeneratës së fundit ofrojnë kursim optimal të derivateve në rrugë dhe në autostradë.

gas

i gjithanshëm pa kompromis
Emetime CO 2 më të ulëta, derivate në dispozicion në gjithë Evropën dhe konsum më i ulët. Të gjitha për kënaqësinë tuaj të vozitjes pa bërë asnjë kompromis. Duke rritur distancën përshkuese deri në 1100 km falë përdorimit të dy rezervuarëve (varësisht stilit të vozitjes - burimi: WLTP e kombinuar, mars 2023).
teknologjia
Renault Clio ofron një sistem të përmirësuar me dy derivate benzinë/gas me motorin e tij të ri turbo benzinë 100 kf/170 Nm. Nuk do të keni kufizime në vozitje me etiketën ngjitëse crit'air 1, apo gjatë parkimit me sistemet e tij të sigurisë.
karakteristikat kryesore
Me një marsh manual me 6 shpejtësi, versioni Renault Clio me gas ofron reagim të shpejtë, fleksibilitet dhe qetësi shpirtërore: ky motor me injeksion zgjedh derivatin që do të përdorë varësisht disponueshmërisë së derivatit. Dhe si rezultat, ju përfitoni deri në 1100 km rritje të distancës përshkuese