Update cookies preferences

CONQUEST I RI

hibrid për nga natyra
Arkana - SUV Renault
Nga €30.990

Çmimi është për versionin Life

design SUV-I SPORTIV ME HAPËSIRË TË BOLLSHME, ME VERSIONIN EKSKLUZIV R.S.
Conquest ndërthurë linjat elegante me një stil të guximshëm. Dizajni i tij unik ju ofron një profil të zgjatur, distancë të lartë nga toka, dhe një interier të teknologjisë së fundit.

Në versionin e linjës R.S., efekti është edhe më i fuqishëm. Bini në dashuri me ngjyrën e tij ekskluzive, maskën para sportive, rrathët e rrotave të bëra enkas me detaje nga rubini, tubin e dyfishtë të shkarkimit, dhe jo vetëm kaq...
Arkana SUV Renault exterior
versioni ekskluziv i linjës RS
Finalizimet nga metali i errët dhe e zeza shkëlqyese, spoileri aerodinamik që thekson grilën sportive para dhe rrathët specifike të rrotave 18” silverstone me detaje të kuqe ndihmojnë që Conqeust-i të krekoset me stilin e tij sportiv dhe të sofistikuar.
Arkana SUV Renault exterior
SUV-ë elegant dhe dinamik
Shiriti ndriçues përgjatë dritave prapa nxjerr në pah veçoritë e tija tërheqëse dhe elegante. Në versionin e linjës R.S. tubi i dyfishtë i shkarkimit i mundëson një pamje edhe më dinamike.
Arkana SUV Renault interior
kabinë e rehatshme e teknologjisë së fundit
Me sistemin multimedial easy link me ekran 9,3", ekranin e personalizueshëm të shoferit 10,2", frenin elektronik të parkimit, karikuesin me induksion, ndarjet e zgjuara për magazinim, dhe jo vetëm kaq, ju gëzoni më të mirat që ofron inovacioni!
Arkana SUV Renault interior
hapësirë optimale në pjesën e brendshme
Conquest-i i përshtatet nevojave tuaja dhe të pasagjerëve tuaj me hapësirën e bollshme prapa dhe kapacitet të bagazhit që varion nga 513 L deri në 1,296 L (kur ulësja e pasme është e palosur) versioni me benzinë.

Conquest E-Tech hibrid

RENAULT CONQEUST E-TECH ENGINEERED, VERSIONI I RI PREMIUM

Renault Conquest- versioni i Ri ENGINEERED E-Tech tani në dispozicion
Frymëzuar nga motor sporti, teknologjia hibride E-Tech është përzierja e përsosur e performancën dhe efikasitetit. Kur jeni në qytet, nisuni gjithmonë me vozitje elektrike dhe kaloni deri në 80% të udhëtimeve tuaja me elektricitet*. Ulni konsumin e karburantit deri në 40% në krahasim me një motor të barasvlershëm me benzinë!

Udhëtoni drejt një bote premium. Filloni të shijoni versionin E-Tech të Megane Conquest me finalizime të rafinuara me ngjyrë të zezë shkëlqyese dhe titanium të ngrohtë.
* në ciklin urban sipas WLTP (në pritje të miratimit përfundimtar).


rehatia dhe teknologjia

KOMANDONI RRUGËN NGA REHATIA E ULËSES TUAJ

Aides à la conduite - Renault Arkana
14 sisteme easy drive të ndihmës së shoferit
Bashkudhëtari juaj në auto-udhë dhe në trafik të dendur, easy park assist është vetëm njëra nga shumë veçori të krijuara për të rritur komoditetin dhe sigurinë tuaj gjatë vozitjes. Këto dhe shumë veçori të tjera, ofrohen me sistemet e ndihmës së shoferit të Renault që ju mundësojnë juve të bëni manovra gjatë udhëtimeve tuaja përmes ekranit të shoferit 10,2” të personalizueshëm. A jeni gati ta bëni hapin e parë drejt përvojës së vozitjes pa shofer?
Système multimédia - Renault Arkana
sistemi multimedial easy link
Me këtë sistem multimedial – i cili është kompatibil me Android Auto™ dhe Apple CarPlay™ – telefoni i juaj i mençur kyçet me lehtësi dhe ju keni qasje në aplikacionet dhe shërbimet e lidhura nga ekrani qendror prej 9.3” në Conquest-tin tuaj.
Système MULTI-SENSE - Renault Arkana
multi-sense
Tingullin dhe reagimin e motorit, mënyrën e drejtimit, zgjedhjen e ndriçimit të ambientit dhe konfigurimin e ekranit të shoferit... Zgjidhni njërën nga 3 mënyrat e drejtimit (mysense, eco dhe sport) dhe përshtatni udhëtimet tuaja me sistemin e personalizimit multi-sense.