Auto Mita është themeluar në vitin 1988 nga inxhinieri z. Blerim Mita. Ai qysh prej fëmijërisë ishte i entuziazmuar për industrinë e automobilave, dhe në vitin 1988 ai u largua nga profesioni i profesorit te fizikes për ta ndjekur pasionin e fëmijërisë, pasion ky i cili bën që kompania Auto Mita sot të drejtohet jo vetëm si biznes por edhe si pasion.
Auto Mita filloi operimin në vitin 1988, me një hapësire prej 70 metra katrore, me 2 punëtorë, duke përfshirë edhe vetë pronarin, i cili ishte shef i servisit dhe drejtues i biznesit.
Në atë kohë, duke e konsideruar numrin e vogël te automjeteve në Kosovë, për kompani të tilla, arritja e suksesit ishte e vështirë. Vizioni dhe njohuritë teknike që atëherë i kishim na shtyu që të pajisemi me teknologji kompjuterike më të avancuar të asaj kohe, gjë që i solli Auto Mita-s përparësi të mëdha krahas konkurrencës dhe kështu arriti te pozicionohet si një servis me reputacion te lartë në tregun Kosovar.
Në Kosovën e pasluftës, çdo gjë filloi nga e para, po ashtu edhe tregu i automjeteve pësoi ndryshim rrënjësor. Auto Mita vazhdoi të rritet, sikur në infrastrukturë po ashtu edhe në numër të punonjësve. Në vitin 2009 u përurua investimi në vlere mbi 3M euro, ku u inaugurua objekti me mbi 4000 m2 i cili ishte me i madhi ne Kosove dhe nder më modern ne rajon në këtë industri. Ne vitin 2012 Auto Mita u zgjerua duke filluar bashkëpunimin edhe me Renault dhe Dacia për tu zgjeruar ne vitet ne vijim edhe me Nissan.
Sot Auto Mita përfaqëson Renault, Nissan dhe Dacia në Kosove dhe Shqipëri, si kompani e vetme në këto dy shtete qe importon mbi 1000 vetura të reja ne vit, për 3 vite radhazi. Me mbi 70 punonjës, Auto Mita cilësohet si një kompani liderë, jo vetëm ne Kosove dhe Shqipëri, por duke i stolisur me shume çmime te ndryshme për operim shembullor nga vet brendet që përfaqëson për pune te shkëlqyer dhe si shembull për gjithë rajonin.