Renault CLIO I Ri

PAJSIJET

REHATIA DHE PËRVOJA NË BORD

Ri-zbuloni mirëqenien...

CLIO i Ri ka ri-dizajnuar krejtësisht pjesën e pasagjereve, që përkthehet në rahati maksimale për pasagjeret dhe me më shume hapësirë. Kroskanti i mençur e posedon tokologjinë më invoative ne treg për të mundësuar një udhëtim stimulues.

Renault CLIO

CLIO i Ri ka një ekran të ri të shoferit prej 7".

Është krejtësisht i personalizueshem ne mënyre që t’ju mundësoje ti shfaqni informatat e vozitjes më të rëndësishme sipas jush.    

Sistem Zerimi BOSE®

Renault dhe BOSE kanë krijuar një sistem inovativ enkas për CLIO-n e Ri. Me 8 altoparlant dhe me Fresh Air subwoofer të integruar, ju do të kënaqeni me një eksperience të përsosur të muzikës me sistemin e zërimit BOSE®.   
Renault CLIO

MULTI-SENSE

Me MULTI-SENSE, ju mund ta personalizoni CLIO-n tuaj të Re që ti përshtatet disponimit tuaj. Përzgjidhni nga tre mundësitë e personalizimit dhe tetë skema të ndriçimit të ambientit.   
Renault CLIO

Kartela duart e lira

Hapeni, ndizeni dhe mbyllni CLIO-n tuaj të Ri me lehtësinë me të madhe. Kur ju të afroheni tek makina juaj e vogël, ai do t’ju mirëpres me ndezjen e dritave me ndriqim të veçante, dhe duke shpalosur pasqyrat e dyerve.        
Renault CLIO

Frenimi i asistuar për parkim

Frenimi i asistuar për parkim i bënë gjerat me te lehta për ju. Aktivizohet automatikisht kur ju fikni motorin dhe aktivizohet ne momentin kur ju përshpejtoni.    
Renault CLIO

Portabagazh i bollshëm

Me një portbagazh prej 391L, Renault CLIO i Ri ka vëllimin me të madh në kategorinë e tij. Me një dysheme lëvizëse, ju mund të bëni konfigurimin e portbagazhit tuaj ashtu i siç juve me së miri ju përshtatet për nevojat tuaja, po ashtu ju mund ta bëni dyshemenë plotësisht të sheshet duke i palosur mbështetëset e kokës se ulëseve te pasme.    

Renault EASY CONNECT

... përfitoni nga kyçjet...

Me ekranet me të mëdha ne klasën e tij, CLIO juaj i Ri mund të kyçet lehtësisht për të ju relaksuar dhe të përjetoni një kënaqësi më të madhe gjatë udhëtimeve të juaja.

Renault CLIO

Sistemi i ri EASY LINK

Sistemi tërësisht i ri në bord EASY LINK mund të personalizohet, sistem multimedial i lehtë për tu përdorur me një ekran me prekje deri në 9.3’’ në madhësi, me rezolucion të lartë.

Telefoni juaj i mençur në zemër të CLIO-s së Ri

Shfaqni aplikacionet e telefonit tuaj të mençur përmes ekranit EASY LINK të CLIO-s tuaj të Ri  me Android Auto™ dhe Apple Carplay™. Kontrolloni telefonin tuaj të mençur përmes komandës zanore në ekranin e madh EASY LINK.

Kërkim i adresës në Google

Keni nevojë qe të planifikoni një udhëtim në Berlin, apo të gjeni një restorant Italian në Paris?  Gjeni destinacionin e duhur duke përdorur informacionet e hollësishme të Google me më shume se 100 milion pika të interesit.
Renault CLIO

Aplikacioni MY Renault

Me aplikacionin MY Renault, dirigjoni CLIO-n tuaj të Ri përmes telefonit tuaj të mençur. Përdorni opsionin e integruar të vendndodhjes për ta gjetur makinën tuaj – CLIO i juaj i Ri e bene jetën tuaj të përditshme me te lehtë.
Renault CLIO

Auto-Update, pranoni përditësimet në mënyrë automatike

Me shërbimin Auto-Update, sistemi EASY LINK i CLIO-s tuaj të Ri do të pranoj përditësim automatik për 3 vite. Meqenëse 15% e rrugëve ndryshojnë çdo vit, përfitoni nga hartat më të reja në mënyrë që të udhëtoni të qetë me CLIO-n tuaj të Ri

Renault EASY DRIVE

... e bënë vozitjen me të lehtë për ju...

Teknologjia invoative në bord e  CLIO-s së Ri është pranë jush çdo sekondë, për një eksperience të vozitjes pa telashe!   

Shoqëruesi në autostrada dhe trafik

Një risi unike ne klasën e tij, CLIO i Ri është në gjendje të qëndroj në mes të korsisë dhe ta kontrolloj shpejtësinë deri në ndalese të plotë, varësisht nga kushtet e trafikut. Ky asistent siguron një qetësi me të madhe mendore gjatë udhëtimeve në autostrada apo më trafik.   

Kamera 360°

CLIO i Ri është i pajisur me 4 kamera të cilat mundësojnë shikueshmëri 360° përreth automjetit. Manovroni pa pushuar dhe ruani dizajnin e pa rezistueshëm të CLIO-s tuaj të Ri.   

Parkim me duar të lira

Lëreni CLIO-n tuaj të Ri të parkohet paralelisht në mënyrë të përkryer sa hap e mbyll sytë përmes Asistentit të parkimit me duar të lira Easy Park. Parkim paralel, parkim i kundërt, parkim në kënd...CLIO juaj i Ri mund ti pushtoj të gjitha hapësirat e parkimit! 

Renault LED Pure Vision

CLIO i Ri është i pajisur me drita të përparme të fuqishme Full LED Pure Vision të cilat automatikisht kalojnë nga e gjata në ato të shkurta për shikueshmëri më të mirë.    

Kontrollimi i shpejtësisë dhe kufizuesi i shpejtësisë

Caktoni shpejtësinë tuaj lëvizëse apo shpejtësinë maksimale. Kontrolla ne timon ju mundëson që të rregulloni këtë sa hap e mbyll sytë.    

SIGURIA

... siguri të plotë.

CLIO i Ri posedon teknologjitë e fundit për të ofruar siguri maksimale.     

Frenimi automatik i urgjencës

CLIO i Ri është engjëlli juaj mbrojtës, i cili ju vëzhgon gjatë tërë kohës dhe po ashtu i kushton vëmendje trafikut. Frenim i fort i papritur, apo një kalimtar duke e kaluar rrugën.... Makina e vogël ju paralajmëron dhe po ashtu mund ta kryej një ndalese emergjente ne mënyre automatike.      

Asistenti i qëndrimit në korsi

Parandalimi është forma më e mire e sigurisë. Kjo është arsyeja pse – duke filluar nga Versioni LIFE – CLIO i Ri posedon sisteme të cilat ju paralajmërojnë kur devijoni nga korsia, po ashtu si ndihmë konstante do t’ju mbajë në korsi. Kështu, makina e vogël do t’ju mbaj juve të sigurt në rast se ndonjëherë ju e humbisni përqendrimin gjatë udhëtimeve të gjata në autostrada.      
Renault CLIO

Siguri maksimale në bord

Ne rast aksidenti, ekspertet tanë të sigurisë i kanë menduar të gjitha sa i përket sigurisë së pasagjereve: strukturë e përforcuar, 6 airbag, mbështetëse të kokës kundër lëndimit të qafës, rripa të sigurisë me para-shtrëngim dhe kufizues të ngarkesës.      

Detektimi i shenjave të komunikacionit

Kamera i lexon shenjat e rrugës përgjatë udhëtimit. Kështu, CLIO i Ri ju paralajmëron menjëherë në kroskot për shpejtësinë aktuale të lejuar.    

Paralajmërimi për këndin e vdekur

CLIO i Ri detekton prezencën e të gjitha automjeteve qe ndodhen pranë apo në afërsi të këndit të vdekur. Një dritë paralajmëruese në pasqyrën e pamjes së pasme ju lajmëron për rrezikun.    

Aksesoret

DIZAJNI

.

Ktheni CLIO-n tuaj të Ri në një makinë e cila i përshtatet shijes tuaj...

Personalizoni pamjen e makinës tuaj qe te ju përshtatet me se miri, për elegance dhe origjinalitet me superior.   

Renault CLIO

Ndriçim ambienti nën makinë

Ju nuk do të humbeni më në një vend parkim me ndriçim te dobët! Kur ju ti afroheni makinës tuaj apo thjeshte kur ta klikoni dirigjuesin, CLIO i Ri do te ndriçohet nga distanca.   
Renault CLIO

Antena flete peshkaqeni

Kjo antene jep një nuance sportive e cila është e integruar thjeshtësisht në linjat e CLIO-s tuaj të Ri.                                                                                
Renault CLIO

Gama e pragut të derës

Mbroni pjesën e poshtme te makinës tuaj të vogël me stil. Versionet e ndriçuara ndizen sapo to hapen dyert.    

TRANSPORTI

... transportoni me lehtësi me të madhe...

                      Me CLIO-n e Ri, ju mund të merrni çfarëdo qe dëshironi, kudo që dëshironi, dhe të udhëtoni në liri të plotë.    

Renault CLIO

Paketa e kanxhës pa nevojë të veglave

Shfrytëzojeni një sistem për tërheqje pa mundim qe nuk ka nevojë për vegla shtese të cilin e keni të gatshëm për disa sekonda, për të tërhequr apo transportuar pajisjet e juaja.    
Renault CLIO

Shufrat e çatise nga alumini

Ideale për transportuar një raft biçikletash, raft skish apo dollap çatie, kështu duke e rritur kapacitetin ngarkues të CLIO-s së Ri.    
Renault CLIO

Kutia në çati

Praktike, estetike dhe fortë, do ta rris kapacitetin ngarkues të makinës suaj të vogël. Jetike për udhëtime pa kompromis.    

MBROJTJA

.

... qëndro i mbrojtur...

Ofroni vetes një mbrojtje të personalizuar me cilësi të pa shoq.    

Renault CLIO

Paketa për mbrojtjen e karrocerisë

Mbrojtje efektive e ngjyrës së CLIO-s tuaj të ri kundër goditjeve të vogla, gërvishtjeve dhe fërkimeve të përsëritshme.    
Renault CLIO

Shtroja Premium për dysheme

Të prodhuara enkas dhe lehtë për tu mirëmbajtur, të thjeshta për tu vendosur përmes dy kapësve dhe nuk pengojnë gjatë lëvizjes se pedaleve për një mbrojtje të plotë të dyshemesë.    
Renault CLIO

Mbulesat e ulëseve

Të lehta për tu vendosur dhe të pastra, mbroni në tërësi tapicerinë origjinale të CLIO-s tuaj të Ri duke i dhëne një nuancë shtesë të personalitetit.    

Përvoja ON-BOARD

.. duke mos lënë anash rahatinë.

Karakteristikat e tij funksionale në mënyre të përsosur i përshtaten CLIO-s tuaj të Ri.   

Renault CLIO

Mbushës pa tela për telefon të mençur

Thjeshtë ri-mbushni telefonin tuaj të mençur duke e vendosur atë në piken mbushëse e cila ndodhet në pjesën qendrore të pultit.       
Renault CLIO

Mbështetësja e krahut para

Shijoni rehatinë e vozitjes së përmirësuar dhe një vend shtesë për ti vendosur gjerat.    
Renault CLIO

Paketa focal

Sa i përket audios, komplet gama Focal e altoparlantëve do ti plotësoj nevojat e dashamirësve të muzikës ata që dëshirojnë të dëgjojnë cilësi të pakrahasueshme të zërit.    

A jeni të gatshëm për ta bërë një gjiro me Renault CLIO-n e Ri?