Hyni në botën e

Renault CLIO R.S. line të Ri

Shfaqeni sportivitetin tuaj

Veçantia sportive

Me linjat sportive, CLIO R.S. Line i Ri  ka një personalitet të dallueshëm: parakolp me ndarje në stil F1, logo ikonë e modeleve R.S. dhe rrota të aluminit speciale 16’’ Boavista apo 17’’ Magny-Cours të skalitura me diamant. Pjesa para, ka një grill në pjesën e poshtme në formë të huallit të bletëve, ndërsa nga prapa, një panel me difusor me një gyp shkarkimi në formë ovale të kromuar.

Sportiv po ashtu edhe në brendësi

Pjesa e brendshme ka të njëjtën ndjesi sportive: harmoni në stilin e fijeve të karbonit me qepje të kuqë në majë, timoni sportiv me lëkure të biruar i veçuar me diamant të dyfishtë, pedalet nga alumini, ulëset sportive me mbështetje anësore të përforcuara, një vije e kuqe e shtrirë përgjatë pultit dhe një kroskan i mençur i kthyer nga shoferi. Cilësi, dizajn ergonomik, teknologji dhe logoja R.S. të gjitha këto kombinohen për ti dhënë CLIO-s së Ri një brendësi ekskluzive të stilit Renault Sport.

Kontroll optimale

Në qytet apo në autostrade, CLIO R.S. Line i Ri ju asiston në çfarëdo lloj situate. I pajisur me një gamë të teknologjive të projektuara për të ofruar siguri të plotë, eksperienca e vozitjes dinamike, përfshirë edhe kamerën 360° për shikueshmëri superiore, parkim me duar të lira me Easy Park Assist, dhe frenim automatik emergjent dhe sistem për detektimin e kalimtareve.

Dinamizëm dhe efikasitet

Me linjat e tij të dallueshme sportive, CLIO R.S. Line i Ri ka një game të gjere të konfigurimeve të motorit, duke përfshirë këtu edhe motorin e ri TCe 130 të çiftuar me ndërruesin EDC dhe pedalet e montuara ne timon. Me karrocerinë dinamike të CLIO-s së Ri, thoni lamtumirë vozitjeve të lodhshme! CLIO R.S. Line i Ri i ka të gjitha për të bërë eksperiencën e vozitjes unike.

A jeni të gatshëm për ta bërë një gjiro me Renault CLIO-n e Ri?