Renault MEGANE R.S. : pajisjet e tij

Mbajtja e rrugës

Pajisjet ikonë

Për mbajtje të jashtëzakonshme të rrugës, inxhinieret tanë të Renault Sport kanë përmirësuar themelet që çuan tek suksesi i MEGANE R.S të Ri.
  •  Sistemi i pavarur i drejtimit të aksit është ri dizajnuar plotësisht. I bërë nga alumini i lehtë dhe rezistues, është më i qëndrueshëm.
  •  Diferenciali i ri me kufizim të rrëshqitjes, që ofrohet në karrocerinë e CUP-it i prodhuar nga Torsten, është i pajisur me një shkallë asimetrike të transferit gjatë   përshpejtimit dhe ngadalësimit për të përmirësuar trakcionin dhe precizitetin e sistemit të amortizimit në pjesën para.
  •  Freni i është përshtatur nivelit të motorit me disqe të frenave prej 355mm në diametër Brembo dhe disqe me material të dyfishte me gize dhe alumin ofrohet si       pajisje ekstra për karrocerinë CUP.
Renault MEGANE R.S. - Technologie 4CONTROL
Teknologjia 4CONTROL
E para në botë në këtë segment, MEGANE R.S. i Ri ju sjell sistemin 4CONTROL me tërheqjeje me 4 rrota i personalizuar veçanërisht për Renault Sport.
Rezultati: më shume shkathtësi në kthesa të ngushta dhe stabilitet te jashtëzakonshëm në kthesat të shpejtësisë së lartë.   
Renault MEGANE R.S. - 2 choix de châssis : Sport ou Cup
2 lloje të karrocerisë: Sport dhe Cup
I përshtatshëm për vozitje të përditshme, karroceria Sport ju lejon të kombinoni stilin dinamik të vozitjes me komfor. Karroceria rigide e CUP është e bazuar sipas performancës në pista.
Spiralet, amortizatorët, ndalesat dhe shufrat kundër rrotullimit, etj. Ekspertët tanë të Renault Sport kanë hartuar pjesë specifike dhe rishikuar të gjitha kontrollet për secilën karroceri.   
Renault MEGANE R.S.  Butées hydrauliques de compression
Ndalesat e kompresorit hidraulik
Sport apo Cup, secila karroceri ka katër mbyllëse hidraulike të cilët shërbejnë si amortizator i dytë.
Me karrocerinë CUP, juve ju mundësohet të shijoni mbajtjen optimale të rrugës në të gjitha fushat e lojës. Karroceria Sport ofron nivele të pakrahasueshme të rahatisë në këtë segment, pa komprometuar ndjesinë sportive.    

Teknologjitë

R.S. Vision
Dritat Full LED R.S. Vision


Në formën e një flamuri me katror që i referohet motosportit, dritat shtesë të MEGANE R.S. kanë katër funksione: drita të mjegullës, ndriçimi i rrugës nëpër kthesa, pozicionet dhe dritat a gjata.   
Monitori R.S.
Monitori R.S.


Me monitorin R.S. performanca e juaj shfaqet në kohë reale në ekranin e sistemit tuaj R-LINK 2. Dizajni dhe ergonomia e përmirësuar ju lejon ta përdorni atë edhe me lehtë. Për ta forcuar përvojën tuaj zhytëse edhe me shumë, Monitori R.S. Expert ju mundëson të regjistroni udhëtimet tuaja për t’i analizuar ato ose për ti shfaqur ne rrjetet sociale.   
R.S. Drive
R.S. Drive


MULTI-SENSE dhe butoni R.S. Drive               
Personalizoni eksperiencën tuaj të vozitjes! Duke përdorur teknologjinë MULTI-SENSE dhe butonin R.S. Drive, ju mund të zgjidhni modulin Sport apo Race sa hap e mbyll sytë.          

Mutimedia

Renault MEGANE R.S. -Système multimédia R-LINK 2
Sistemi multimedial R-LINK 2
Radio, navigacion, asistim gjatë vozitjes, etj... Sistemi multimedial R-LINK 2 ju mundëson të ndërveproni me lehtësi me të gjitha karakteristikat e makinës.   
Renault MEGANE R.S. - R-LINK Store
R-LINK Store
Pasuroni tabletin tuaj duke e lidhur me R-LINK Store. Shijoni qasje te pakufizuar të një game të gjerë të aplikacioneve pa pagese dhe me pagese të dizajnuara enkas për nevojat e juaja të automobilit.   
Renault MEGANE R.S. - Bose® Sound System
Sistemi i zërimit Bose®
I pajisur me katër altoparlant me definicion të lartë dhe një subwoofer, MEGANE R.S. ju fton që të kënaqeni me një përvojë të veçantë muzikore.   

Siguria

Renault MEGANE R.S. - Régulateur de vitesse adaptatif
Tempomat me përshtatje
Mbani distance të sigurt. Në mes shpejtësive 50kmh dhe 150km/h, tempomat-i me përshtatje rregullon shpejtësinë tuaj duke aktivizuar frenat apo përshpejtuesin.    
Renault MEGANE R.S. - Freinage actif d'urgence
Sistemi i frenimi emergjent aktiv:
Në rast se ekziston rreziku i ndeshjes, ju paralajmëroheni menjëherë përmes sinjaleve vizuale dhe audio. Ne rast se reagimi juaj është i pamjaftueshëm, MEGANE R.S. i Ri do të ndaloj vetvetiu që të shmang apo ta ulë rrezikun e ndonjë aksidenti potencial.    
Renault MEGANE R.S. - Alerte de franchissement de ligne
Paralajmërimi për lëshim korsie
Udhëtim i gjatë dhe monoton? MEGANE R.S. ju ndihmon të qëndroni të zgjuar. Nga 70 km/h, aktivizohet një sinjal zanor dhe vizual në rast se ju shkelini vijën e plotë apo të ndërprerë.   
Renault MEGANE R.S. - Reconnaissance des panneaux de signalisation
Detektimi i shenjave të trafikut
I aftë për të detektuar dhe analizuar shenjat e trafikut, MEGANE R.S. i Ri ju paralajmëron kur ju e tejkaloni shpejtësinë e lejuar. Po ashtu edhe përshtat informacionet në head-up displaj në rast të shiut dhe punimeve në rrugë.   
A jeni të gatshëm ta bëni një xhiro me Renault MEGANE R.S. e Ri?