Më sportiv, më elegant, më i fortë... Personalizoni hibridin tuaj të plotë Renault Austral E-Tech me aksesorët tanë.
PAKO OMISATION
Bëni Renault Austral-in tuaj të dallohet me pakot tona të personalizimit. Përzgjidhni prej 4 ngjyrave dhe 8 kombinimeve të mundshme. Po ashtu mësoni më shume rreth shkallëve anësore të dizajnuara enkas për Renault Austral-in tuaj.
PERSONALIZONI PJESËN E BRENDSHME
Pedalet sportive dhe pragjet të dyerve... Theksoni pamjen sportive, luksoze apo aventuriere të Renault Austral-it tuaj.
SHFRYTËZONI TË GJITHA QË AUSTRAL-I JU OFRON
Renault Austral-i tërësisht i ri përshtatet me jetën tuaj dhe nevojat e juaja në aspekt të hapësirës dhe transportit.
MERRNI TË GJITHA ME VETE
Rritni me lehtësi vëllim e ngarkimit në hibridin tuaj të plotë Renault Austral E-Tech me shufra tërheqëse dhe rafte çatie.
Kanxhë tërheqëse 100% elektrike
Vendosni kanxhën tuaj tërheqëse me lehtësi duke përdorur kanxhën palosëse 100% elektrike. Kanxha tërheqëse shpaloset ose fshihet pa mundim me prekjen e një butoni.
DHE SHUMË MË SHUMË...
shufrat e çatisë
Shufrat e çatisë, të cilat vendosen dhe hiqen lehtësisht, ju lejojnë të bashkëngjitni një kuti çatie ose një raft skish për të gjitha udhëtimet tuaja.
raft për ski dhe snowboard
Shkoni në male pa u shqetësuar për transportin e pajisjeve tuaja. Rafti ynë për ski dhe snowboard përshtatet në mënyrë të përkryer me Renault Austral-in tuaj.
bicycle rack
Ju mundëson të transportoni të gjitha biçikletat tuaja në mënyrë të sigurt dhe të lehtë (nuk nevojitet rregullim).
kuti çatie
Rritni vëllimin e ngarkimit të Renault Austral-it tuaj për 480L dhe lëvizni pa kompromis
Zinxhirët për borë
Përballohuni në mënyrë të sigurt borën me zinxhirët e lehtë për tu montuar, ultra kompakt dhe super-efikas, të krijuar për hibridin tuaj të plotë Renault Austral E-Tech.
MBRONI RENAULT AUSTRAL TUAJ
Kujdesuni për Renault Austral E-Tech me aksesorët tonë origjinalë të krijuar posaçërisht për këtë model.
Astar për bagazh
Ruani bagazhin tuaj me astarin tonë për bagazh. Skajet e astarit të larta mbajnë papastërtitë, duke e mbajtur bagazhin tuaj të pastër.
Mbrojtja e bagazhit
Praktik, i papërshkueshëm nga uji dhe i përshtatshëm për çdo situatë, mbrojtësi modular i bagazhit përshtatet me hibridin tuaj të plotë Renault Austral E-Tech dhe mbron pragun e bagazhit.
pragu i bagazhit nga çeliku inox
Ngarkoni sendet e rënda në mënyrë të sigurt dhe mbroni karrocerinë nga gërvishtjet me pragun tonë nga alumini i lëmuar.
shtroja gome
Shtrojat me skaje të larta të dyshemesë nga goma kombinojnë stilin dhe mbrojtjen për efikasitet më të madh.
EKSPERIENCA NË BRENDËSI
Personalizoni përvojën tuaj të vozitjes në brendësi të hibridit të plotë Renault Austral E-Tech.
karikues pa tel induktiv
Përzgjidhni karikuesin induktiv wireless *, pa kabllo apo priza dhe mbajeni telefonin inteligjent të karikuar kur jeni në lëvizje.
*për telefonat inteligjentë kompatibil
varësja shumë-funksionale
Trajtojeni veten me sistemin shumë-funksional të mbështetëses së kokës. Kur të arrini në destinacionin tuaj, merrni dhe vishni xhaketën tuaj krejtësisht pa rrudha nga varësja e montuar në pjesën e pasme të ulëses tuaj.
Rrjeta ndarëse
Në pjesën brenda, ndani bagazhit me një rrjetë të personalizuar dhe udhëtoni në mënyrë të sigurt me qenin tuaj.